- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Momenti i triumfit

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Aktivizmi dixhital, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Të rinjtë

Ky postim është pjesë e reportazhit special të titulluar Protestat në Egjipt 2011 [1].

[2]

Njerëzit festojnë dhe inçizojnë momentet e festimit në sheshin Tahrir

Kanë filluar të shfaqen videot e inçizuara nga qytetarët me momentin historik të dorëheqjes së Mubarakut nga presidenca e Egjiptit dhe reagimin e popullatës në sheshin Tahrir ndaj këtij lajmi.

Kjo video [3], e u shpërnda në Twitter [4] përmes Citizentube të internet faqes YouTube. Në të, shihen  njerëzit që luten dhe nuk festojnë deri sa të kryhet lutja dhe në atë moment shpërthejnë me brohorima dhe urime.

Videoja tjetër vjen nga blogu i 3Arabawy [5], që gjithashtu tregon festimet në sheshin Tahrir. Pamjet fillojnë me një grumbull njerëzish para një televizori të vendosur në vitrinën e një dyqani prej nga edhe vijnë lajmet dhe vazhdojnë me kërcime, përqafime të turmave në shesh, ku njerëzit valojnë flamuj, vallëzojnë, përqafohen dhe qajnë:

Lajmi u festua edhe tek barikadat para pallatit të presidentit [6]. Njeriu prapa kamerës duhet të jetë emocionuar shumë sepse në një moment lakon kamerën, kështu që për të parë gjithë klipin do t'ju duhet ta lakoni kokën në një anë:

http://www.youtube.com/watch?v=C-iyA2XGmIE

Nëse numri i ekraneve të ndezura të celularëve që njerëzit mbajnë në duar janë shenjë, shumë shpejtë në internet do të shohim edhe shumë nga këto video të festimeve.

Ky postim është pjesë e reportazhit special të titulluar Protestat në Egjipt 2011 [1].