- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Algjeri: Arrrestohen dhe rrihen protestuesit e 12 shkurtit

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Algjeria, Lajm i fundit, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Qeverisja

Protestuesit për demokraci kanë rrezuar deri më tani dy diktatorë në Tunizi dhe Egjipt, por autoritetet algjeriane deri më tani kanë arritur të mbajnë nën kontrollë protestat që filluan menjëherë pas revoltës tuniziane [1] në fillim të janarit të vitit 2011.

[2]

Protestat algjeriane nga albumi i facebook-ut i RCD Algerie

Videot e qindra protestuesve janë postuar në You Tube dhe facebook. Video në vazhdim që është postuar më 12 shkurt rreth orës 11 të paradites sipas kohës së Londrës, tregon arrestimet e disa aktivistëve derisa forcat policore janë ndeshur me protestuesit mes këndimeve:

Filluan të dalin në sipërfaqe edhe fotografitë e personave të lënduar siç është kjo fotografi e mavijosjeve në ballë të deputetit algjerian Derguini Boubekeur [3]:

[4]

Deputeti algjerian Derguini Boubekeur i lënduar gjatë protestave përmes faqes së facebook-ut RCD Algerie

Bloggerët dhe përdoruesit e twitter në Algjeri kanë postuar disa lajme nga protestat.

Për shembull, Nidhal në blogun Algérie-politique shkruan më  11 shkurt [5]:

Alger. 19h00. Des dizaines de policiers anti émeutes ont encerclé le siège régional du RCD à Didouche Mourad à Alger.

Algjer. ora 19:00. Dyzina policësh kundër trazirave silleshin rreth selisë rajonale të BKD-së (RCD) në Didouche Mourad në Algjer.

Revolucioni i Tunizisë dhe Egjiptit nxiti gjithashtu edhe algjerianët.
Një 36-vjeçar i papunë ndezi veten me zjarr dhe vdiq në qytetin lindor El Oued, Algerie Politique njohton [6](fr):

Ce vendredi, un chômeur de 36 ans qui s'était immolé par le feu dans la ville d'El Oued, à l'extrême est de l'Algérie, a succombé à ses brûlures. Lotfi Maamir, père de six enfants, est mort au service des grands brûlés de l'hôpital de Douera, dans la banlieue sud-est d'Alger, selon cette source. Il s'agit du quatrième décès par immolation enregistré en Algérie depuis la mi-janvier.

Lofti Maamir, baba i gjashtë fëmijëve vdiq në urgjencë në spitalin Douera në periferinë juglindore të Algjerit, sipas burimit tonë. Ky është rasti i katërt i vetëflijimit në Algjer që nga mesi i janarit.

Përderisa Mubarak u përzu nga populli egjiptian, bloggeri algjerian Djazair avant tout i referohet ndeshjes së diskutueshme të futbollit që u mbajt mes Algjerisë dhe Egjiptit para një viti që shpiu në përleshje të dhunshme dhe postoi karikaturën në vazhdim dhe thotë [7] (fr):

Mubaraku u largua nga pushteti: Egjipt 1 – Algjeria 0 ” ne duhet të barazojmë. Të largojmë Boutef “-in (nofka e presidentit algjerian)

[8]

Karikatristi Algjerian Dilem reagon ndaj largimit të Mubarakut përmes Djazair avant tout

Sipas disa lajmeve direkte [9] në disa blogje, protesta të ngajshme po mbahen edhe në qytetin e Oranit.
Një përdorues i Facebook-ut poston lajmet në vijim për marshin e 12 shkurtit [10](fr):

Les jeunes envoyées par la police pour agresser les manifestants se sont retournés contre leurs sponsors. Ils se sont mêlés aux manifestants pour scander Bouteflika dégage. Ils expliquent leur retournement par le fait qu'ils ont été manipulés

Të rinjtë që u dërguan nga policia për të ngacmuar protestuesit u kthyen kundër sponzorëve të tyre. Ata u bashkuan me protestuesit të bërtasin Bouteflika. Ata shpjegojnë vendimin e tyre duke thënë se janë ndjerë të manipuluar (nga policia)

Në twitter, përdoruesit algjerianë të twitter kërkojnë mbështetje për luftën e tyre në lajmet në twitter me hashtag #feb12. [11]