- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Bota feston dorëheqjen e Mubarak-ut

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Politika, Protesta

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011 [1].

Mubarak Steps Down [2]

'Mubarak jep dorëheqje' (përmes Celinecelines në Flickr)

Mubarak dha dorëheqje. Do tua lë përdoruesve të Twitter të përshkruajnë euforinë:

@AJEnglish [3]: Lajmi i fundit: Omar Suleiman njohton se Mubarak ka dhënë dorëheqje – http://aje.me/ajelive #egypt #cairo

@SultanAlQassemi [4]: Fjalët e tij të sakta: Omar Suleiman: Mubarak dha dorëheqje. Ai i dha përgjegjësinë e udhëheqjes së shtetit Këshillit Suprem Ushtarak.

@Ghonim [5]:

مبروك لمصر .. المجرم غادر القصر
Urime Egjipt…krimineli u largua nga pallata

@AbdullahBoftain [6]:

تنحى !!
Ai abdikoi!

@ianinegypt [7]: Mubarak jep dorëheqje derisa dëgjohet Allahu Akbar në sheshin Tahrir . #egypt #jan25

@jonjensen [8]: Hosni Mubarak nuk është më kryetari i Egjiptit.  Turma në Egjipt po çmendet nga gëzimi. #Jan25 #Tahrir

@draddee [9]: Mubarak u LARGUA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

@Firas_Atraqchi [10]: Shumë bukur u luajt nga Ushtria – e cila tash do udhëheq vendin. Thuajse nuk e kishte udhëhequr më herët. #jan25 #cairo

@Dima_Khatib [11]: Mubarak u LARGUA #egypt #jan25

@tololy [12]: Mubarak më në fund jep dorëheqje. Atëherë për çka ishte fjalimi i tij mbrëmë? Unë  “do të”  mbaj premtimet e mia,  “do të ” rri deri në shtator. #Jan25

@eyade [13]:Faraoni ra, po e përsëris. Faraoni ra.

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi  Protestat në Egjipt 2011 [1].