Ligji i ri i për kriminalitetin onlajn në Nigeri ndoshta lufton kundër mashtrimeve financiare, por gjithashtu mund t'i heshtë edhe kritikat. Autoritetet në Аrgjentinë mbledhin të dhëna me të cilat bëhet një mapë (hartë) e ADN-së së qytetarëve, sytë e tyre (irisin), mënyrën se si ecin. Аktivistët në Тunis kanë frikë se agjencia për telekomunikime mund të fillojë erë të re të mbikëqyrjes masive.
Nuk ka aspak dyshim, mbikëqyrja masive nga qeveritë paraqet problem global.
Më 11 shkurt, individë, organizata qytetare dhe mijëra ueb-faqe do të bashkohen që të luftojnë kundër mbikëqyrjes masive. Çdokush mund të marrë pjesë, pa marrë parasysh se a do të bëjë këtë nëpërmjet ngjarjes ose nëpërmjet ndonjë aktiviteti në internet.
Programet për mbikëqyrje masive i shkelin të drejtat tona për privatësi, liri të të shprehurit dhe bashkim. Ato e rrezikojnë çiltërsinë e internetit dhe janë kundër vlerave demokratike. Dokumentet u publikuan nga Edward Snowdeni qershorin e kaluar zbuluan mijëra programe për mbledhjen e të dhënave dhe e shokuan botën. Përderisa dokumentet e publikuara nga Snowdeni treguan shkelje të paparamenduara të privatësisë nga ana e qeverisë amerikane, ato ofruan edhe argumente të reja për debat kundër mbikëqyrjes dhe privatësisë anembanë botës.
Dëshironi të kyçeni? Ja disa mënyra:
BASHKANGJITUNI AKSIONIT
Anembanë botës, grupe të ndryshme organizojnë protesta, hakatone dhe realizojnë fushata onlajn. Zbuloni se çka ndodh afër jush:
Аrgjentinë • Аustrali • Аustri • Brazil • Kanada • Kollumbi • Gjermani • Francë • Indi • Мeksikë • Holandë • Peru • Poloni • Serbi • Ugandë • Britani e Madhe • SHBA
Nuk e shihni vendin tuaj? Shfrytëzoni materialet prej këtu dhe prej ueb-faqeve partnere që ta krijoni fushatën tuaj! Lexoni postimet në Global Voices për mbikëqyrjen anembanë botës në faqen tonë për këtë temë.
JEPNI PËRKRAHJEN TUAJ
Tregoni solidaritetin tuaj me fushatën më 11 shkurt! Publikoni baner në ueb-faqen tuaj. Shpërndajeni në rrjetet sociale porosinë ose ndonjë karikaturë interesante, si këto që i shihni këtu.
THONI “PO” PËR PARIMET GLOBALE PËR MBIKËQYRJE TË KOMUNIKIMEVE
Nënshkruani trembëdhjetë parimet për mbikëqyrje internacionale të komunikimeve, të përgatitura nga ekspertët për të drejtat e njeriut. Këto parime janë baza e përpjekjeve të organizatave civile që t'i mbrojnë të drejtat për privatësi të qytetarëve digjitalë. Parimet paraqesin një bashkësi udhëzimesh për qeveritë me të cilat respektohen të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për mbikëqyrjen.
Lexoni dhe nënshkruani parimet në cilëndo nga këto gjuhë:
Русский • Español • Hrvatski • Македонски • Shqip • Polski • Čeština • Svenska • Nederlands
Français • English • हिन्दी • العربية • Italiano • Ελληνικά • Română • Slovenčina • Eesti • Slovenščina • Dansk
Magyar • Suomi • Deutsch • فارسی • Български • Latviešu • Lietuvių • Português • Quechua
繁體中文 • Tiếng Việt • 한국어 • Українська • ภาษาไทย • اردو
Jepni përkrahjen tuaj për parimet duke e publikuar banerin.