- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Haiti: Para një viti…Ne e mbajmë mend

Kategoritë: Karaibet, Haiti, Aksioni humanitar, Aktivizmi dixhital, Historia, Katastrofa, Media e qytetarëve, Migrimi e emigracioni, Mjedisi, Politika

Sot bëhet  një vit [1] nga tërmeti shkatërrues që goditi Haitin [2]. Bloggerat haitianë përkujtojnë…

Livesay Haiti Weblog [3] shkruan:

Më 1/12/2010 në orën 16:53 toka e Haitit u ndryshua në mënyrë të pakthyeshme.

Përskaj fatkeqësisë dhe humbjes së madhe zemra dhe shpirti i njerzve ende po qëndrojnë.

Sot një shtet i tërë ndaloi për të përkujtuar ata që humbën. Ju lutem lutuni për ta dhe me ta.

Blogu gjithashtu kthehet në postimet që janë shkruar pak pas asaj dite të tmerrshme, duke shtuar:

Nuk ka ndonjë javë në jetët tona në 38 vite që është aq e gjallë dhe aq e qartë në kujtesën tonë siç është ajo javë para një viti. Është vështirë të paramendohet ose të pranohet se sa shumë vuajtje kishte në momentet dhe ditët pas tërmetit.

Pétion-qyteti varrezë nga caribbeanfreephoto, e përdorur nën Creative Commons Licence.

Blogu i Karlitos [4] ka postuar një fotografi që ” ju mesiguri e keni parë të paraqitet shumë shpesh çdokund në rrjetet sociale (Facebook, Twitter, BBm) sot”, duke shpjeguar:

Vonë mbrëmë mendohesha se çka mund të bëj për të përkujtuar përvjetorin e tërmetit shkatërrues të Haitit, dhe mu kujtua që nuk duhet të bëj shumë por vetëm më duhet të jem një i mbijetuar, kështuqë, simbolikisht e krijova këtë imazh të vogël.

Ne duhet të jemi këtu jo vetëm për të treguar një histori,historinë, historinë tonë, fëmijëve dhe nipërve tanë ashtu si e mbajmë mend, por gjithashtu edhe të kontribojmë për të krijuar një ardhmëri më të mirë dhe më të sigurtë për ta . Ne duhet të mbijetojmë çdo ditë me qëllim që çdo hap që do ta bëjmë përpara në këtë jetë të jetë një pasqyrim i faleminderimit tonë për bekimet që Zoti na i ka dërguar për çdo ditë që nga ajo ditë . Nuk ka asgjë më të madhe se dhurata e jetës.

Blogu ka postuar gjithashtu edhe mendimet e një haitiani nga diaspora, këtu [5]:

Të gjitha ato statuse ishin dëshpëruese por njëri prej të cilit kuptova në të vërtetë se çfarë kishte ndodhur ishte  J'esus men on tremblement de terre touye tout moun nan peyim la.’ ISHA I SHOKUAR…..

E mbaj mend…
Bërtita në shtëpi dhe tezja ime erdhi te unë me vrap, pasi i tregova për tragjedinë nuk e mbaj në mend se si ndodhën gjërat pastaj, por e mbaj mend se mundohesha ti thërras prindërit e mi në Haiti por nuk më përgjigjeshin dhe e di se e ndezëm televizorin dhe jam i sigurtë se mu aty e pash Carel [6]-in duke treguar për çka ka ndodhur me lotë në sy, ishte aq e dhimbshme ta dëgjosh zërin e tij të dëshpëruar….

E mbaj mend…

Para 2 javësh shkova në shtëpi për të parë atë çka ka mbetur nga qyteti im por gjithashtu edhe për festat që nuk ishin as të shenjta as të pritura me gëzim. Me atë pak që tërmeti i la Haitit, ne haitianët nuk mundnim të festonim. Atë që pash në sytë e vllaut tim deri sa shkonim në Port-au-Prince, ishte një përzierje e dëshprimit, frikës, vuajtjes, mizerjes, dhimbjes, urrjetjes, indiferencës por mbi të gjitha ishte pritja për ditët më të mira….Tash pas një viti ende ka shumë rrënoja, njërëzit ende po jetojnë në tenda në kampet për refugjatë/viktima, njerëzit ende po vjedhin, gratë ende po dhunohen, dhuna nuk po ndalon dhe ende po paraqiten viktima nga kolera… ndoshta kështu më duket meqë unë jam një i jashtëm dhe nuk po shoh të jetë bërë ndonjë ndryshim, por nëse bëj një krahasim me atë që pash në fotografitë që morra para një viti, përskaj kufomave dhe rrënojave që nuk janë më, gjithçka tjetër është e njejtë…. PUNA MË E MADHE ENDE NUK ËSHTË KRYER….

Pallati nacional, nga caribbeanfreephoto,e përdorur nën Creative Commons Licence.

Në Twitter,tagjet për përvjetorin e parë të tërmetit janë  #të mbajmë mend #Haiti [7] – dhe përdoruesit e Twitter po përdorin platformën për mikro-blogim për të bërë të njejtën:

@SophieChavanel: Njerëzit e mbledhur para Pallatit Nacional  #haiti #remember http://yfrog.com/gzzfjmj [8]

@SophieChavanel: Njerëzit po mblidhen çdokund në Port au Prince për të përkujtuar këtë përvjetor të trishtë #haiti #të mbajmë mend http://yfrog.com/h5asqevj [9]

@JAMGAL2010: #sot para një viti…. një tragjedi e tmerrshme tronditi jetët e njerëzve të  #Haitit #Të mbajmë mend http://bit.ly/bvYqP8 [10]

@chadcat:  të gjithë ata që humbën jetat e tyre, të gjithë ata që ishin të goditur dhe ende janë, dhe të gjithë ata që ndihmuan #të mbajmë mend #Haitin [11]

Pétion-qyteti varrezë, nga caribbeanfreephoto, e përdorur nën Creative Commons Licence.

Bloggerët nga Haiti vazhdojnë të shkruajnë. Blogu Apparent Project [12] shkruan:

Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Disi, dëshiroj që kalendari të mos jetë ciklik, sepse nuk jam dhe aq e gatshme të përkujtoj çfarë ndodhi para një viti. Dje ndaloi një grua. Në fillim nuk e njoha deri sa më tregoi një shenjë të dërmuar në gjurin e saj. Ajo më faleminderoi që ende ka këmbën e saj. Pastaj mu kujtua. Ajo ishte gruja që une dhe Jocelyn-i e bartëm në një kodër, mbi një kulm të shkatërruar dhe u kujdesëm për të në oborrin tim për rreth një jave, duke i pastruar dhe mbështjellur plagët deri sa arriti ndihma.

Ka shumë njerëz për të cilët mendoj, dhe pyes veten vallë si janë, dhe çfarë traumash bartin me vete.
Dje kalova tërë ditën duke menduar se çfarë do të bëj sot. Dëgjova se e kanë rindërtuar Tregun e hekurit, i cili u hap dje. Shkoja atje për të blerë rruza kur patëm filluar me programin e stolive. Ishte një vend shumë i rëndësishëm për mua dhe kam qarë kur e pash atë treg historik të rrënuar në tokë pas tërmetit. Mendoj se do të jem shumë i gëzuar të shoh atë të rindërtuar. Bile diçka të rregulluar. Diçka e vetme që është kthyer dhe riparuar.

Me të vërtetë, @RAMHaiti [13] ka vënë disa postime në Twitter për inaugurimin e Tregut të rindërtuar të hekurit:

WOW!!! Një Treg i ri i hekurit!! Faleminderit Denis O'Brien dhe #Digicel http://twitpic.com/3p5nau [14]


Po dëgjoj sirenat e policisë. presidenti Clinton po afrohet te inaugurimi i Tregut të hekurit në Port au Prince #Haiti

…dhe pak për dallimin e paparë mes kësaj ndërtese të re dhe zonave tjera të kryeqytetit:

Duke vozitur në qytet në Port au Prince. Nuk po e njoh vendin se ku jam.. #Haiti #EarthQuake [15]

Një pamje pas Tregut të ri të hekurit.. Shumë punë para nesh.. Port au Prince #Haiti #EarthQuake http://twitpic.com/3p65oy [16]

Qyteti i tendave, Juvenat nga caribbeanfreephoto, i përdorur nën Creative Commons Licence.

Sot, qoftë përmes  postimeve në tweeter [6], poezive [17] apo sugjerimeve [18] për mënyrat se si të ecim përpara, nuk ka dyshim se ky përvjetor i trishtë ishte temë kryesore në blogosferën rajonale. Ndoshta Shelley Clay [12] mund të përmbledhë këtë më së miri- sot është me rëndësi të përkujtohemi sepse bëhet fjalë për popullin haitian:

Është 12 janar. Një bebe po vjen në këtë botë sot. Një shtet është në gjunj sot. Do kaloj tërë ditën duke pritur për lajme në është djalë apo vajzë, mesiguri do shkoj të shoh Tregun e bukur të hekurit, mesiguri do të qaj pak, do të përqafoj fëmijët e mi, dhe do të përkujtohem çka ndodhi para një viti. Zoti e bekoftë Haitin këtë vit!

Të gjitha fotot në këtë postim vijnë nga caribbeanfreephoto, përdoren nën Attribution-NonCommercial-ShareAlike 2.0 Generic (CC BY-NC-SA 2.0) Creative Commons License [19]. Vizitoni caribbeanfreephoto's flickr photostream këtu [20].