- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Heroi ynë, Wael Ghonim

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Aktivizmi dixhital, Media e qytetarëve, Protesta, Qeverisja, Të drejtat e njeriut

Me ditë të tëra, egjiptianët po e kërkonin në të gjitha anët [1] Wael Ghonim-in, menaxherin ekzekutiv të Google, i cili u zhduk më 27 janar. Sot, pas shumë spekulimeve [2], Ghonim u lirua [3].

Vet Google ishte ndër të parët që e bëri njoftimin [4] në Twitter:

Lehtësim i madh–Wael Ghonim është liruar. Shprehim dashurinë tonë për të dhe familjen e tij.

Disa orë pas lirimit të tij, Ghonim ka dhënë dy intervista. E para, e futur në Twitter nga @HabibH [5], gjendet më poshtë, me version të përkthyer që gjendet në Alive in Egypt [6]:

E dyta, për DreamTV, u emitua për së gjalli, e poashtu u dha për së gjalli në Twitter nga gazetari Sultan Al Qassemi [7], i cili shumë shpejt e përktheu intervistën në gjuhën angleze. Më poshtë janë dhënë disa pjesë nga deklarata e Ghonim-it të vendosura në Twitter:

Wael @Ghonim: Ata dëshironin detaje, informata. “A janë njerëzit që e kanë planifikuar këtë të huaj?” Ne nuk bëmë asgjë të keqe, kjo ishte vetëm një lutje

Wael @Ghonim: Stacionet televizive shtetërore të Egjiptit nuk e paraqitën të vërtetën, prandaj edhe njerëzit tani i shohin kanalet private

Al Qassemi e përfundoi shkrimin e tij në Twitter me këtë deklaratë [8]:

Fjalët e fundit të Wael @Ghonim-it: Dua t'u them familjeve të cilat i humbën djemtë e tyre se ky nuk ishte faji ynë. Ky është faji i atyre që e mbajnë pushtetin dhe nuk dëshirojnë ta lëshojnë atë.

Intervista poashtu gjendet në YouTube [9] (në gjuhën arabe) ndërsa është transkriptuar këtu [10].

Egjiptianët dhe të tjerët në Twitter ishin të magjepsur nga intervista e Ghonim-it, ku shumë vetë e konsideronin një hero. @EgyptSecularist shkruan [11]:

Ky është një moment i rëndësishëm i revolucionit. Emocinet e @Ghonim-it do t'i japin vendosmëri më të madhe #tahrir-it. Dita e nesërme do të jetë e mrekullueshme.

@SarraMoneir poashtu e shpreh vlerësimin e saj [12]:

Egjipit po qan… po fundosem në lotët e mia. ZOTI TË BEKOFTË @Ghonim

@CaireneGirl Sherine Elbanhawy poashtu e shpreh admirimin e saj për Ghonim-in [13]:

@Ghonim jemi shumë krenarë me ty. Askush nuk të fajëson ty. Ti je një patriot i vërtetë. Të duam. Mbaje kokën lartë. Ti ke çliruar #Egypt #jan25

Gazetari nga Kairoja Ben Wedeman (@bencnn) pajtohet [14]:

Intervista e wael @ghonim-it në DreamTV: Lëkundje toke. #Jan25 #Egypt #tahrir

Gazetarja egjiptiane @SarahCarr i sheh gjërat në të njëjtën mënyrë [15]:

Herën e ardhshme kur dikush të dyshojë në logjikën e okupimit të sheshit Tahrir le ta shohë intervistën e @ghonim-it #jan25