Ky postim është pjesë e reportazhit special Protestat në Egjipt, viti 2011 [1].
Egjiptianët ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë dhe për disa prej tyre ëndrra [2] po bëhet realitet. Në këtë postim lexojmë për blogerët egjiptian, të cilët besojnë se po e shohin lindjen e një shteti të ri, shtetin që e kanë pritur aq gjatë.
Mona Seif (@monasosh [3]) ka informuar vazhdimisht nga sheshi Tahrir, përfshirë edhe natën e 2 shkurtit [4]. Ajo reagon ndaj përshkrimeve që është e guximshme [4]:
Duhet ta bëj të qartë një gjë: nuk isha e guximshme, isha e mbrojtur.
Përleshjet u përhapën gjatë natës. Filluan me gurë dhe qelq, vazhduan me kokteje Molotov dhe në fund me të shtëna armësh. Ushtria ishte e palëvizshme sa në një moment ushtarët ikën dhe u fshehën nëpër kamionet e tyre.
Nuk mund të gjej fjalët për të përshkruar guximin që e pashë atë natë. […] Ajo natë më bëri të kuptoj se Egjipti që e dua është ai i sheshit Tahrir. Ata njerëz reflektojnë Egjiptin dhe unë do të jem me ta në të mirë e në të keq.
Meri (Merry) e përshkruar vizitën që e kishin bërë me shoqen e saj në sheshin Tahrir, si dhe takimin me disa protestues [6]:
Njëri prej tyre me një buzëqeshje në fytyrë na pyeti “pse keni ardhur?” … shoqja ime i tha ” sepse ky është vendi ynë…”, e shikova në sy dhe i rezistova dëshirës për ta përqafuar kur i thashë ” sepse JU jeni vendi im”… dhe ata janë, o Zot, ata janë vendi që e kam kërkuar gjatë gjithë jetës dhe të cilin e kam gjetur më në fund…
Këtë ndjenjë e reflekton edhe Nadia El-Awady në Twitter [7]:
Egjiptian nëpër shtëpitë e juaja: mjaft e ndoqët televizionin shtetëror, ejani në Tahrir. Shihni # Egjiptin që e kemi kërkuar aq gjatë# 25 janar
Blogistja që e quan veten Refugjate në botën e ëndrrave (Fugitive in a World of Dreams) shkruan [8]: