- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Iran: Bloguesit reagojnë ndaj thashethemeve për sulm ushtarak

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Irani, Historia, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut

Thashethemet për një sulm të mundshëm ushtarak [1] nga Izraeli dhe Amerika mbi objektet nukleare iraniane janë bërë lajm kryesor. Zyrtarët izraelitë kanë potencuar se thashethemet mund të shndërrohen në realitet, pasiqë mediumet në SHBA kanë raportuar [2] se Irani është në prag të aftësisë nukleare. Zëvendës-ministri izraelit për punë të jashtme, Danny Ayalon ka thënë [3] se Izraeli nuk blofon në kërcënimin e tij për të ndërmarrë aksion ushtarak kundër programit kontroverz nuklear të Iranit. Në ndërkohë, Rusia, kërcënimin e ka konsideruar si gabim.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile iraniane reaguan [4] ndaj lajmit shqetësues, e poashtu edhe bloguesit.

Dodoozeh publikoi [5] disa fotografi të armëve lojëra, dhe shkruan [persisht] se Gardat revolucionare janë të gatshme ta mbrojnë mëmëdheun me armë të reja.

Takeview publikoi [6] një fotografi të një modeleje duke qëndruar mbi një bombë, në një postim me titull “Fotografia e gabuar e luftës së Iranit”. “Britania e Madhe dhe SHBA-të përgatisin plane për ta sulmuar Iranin”, shkruan bloguesi, “në kushte të tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme, thuhej mbrëmë.”

Nesvan e rikujton [7] luftën ndërmjet Iranit dhe Irakut në vitete e 1980-ta dhe shkruan:

Njëherë moti kishte luftë në Iran dhe i dëgjonim alarmet për sulme nga ajri… Kishte mungesë mallrrash në treg, mirëpo ajo kohë ishte ndryshe nga koha e sotme. Ishte vetëm një vit pas revolucionit dhe njerëzit mendonin se e rrëzuan Shahun dhe se mund të bëjnë çka të duan. Sikur nuk janë njerëzit e njëjtë që kanë jetuar në këtë vend. Sot, përsëri i dëgjojmë lajmet për luftë, por çfarë problemi do të na zgjidhë lufta? Për vendet perëndimore mund të jetë shtytje për ekonomitë e tyre, mund t'i shesin armët e tyre dhe t'i heqin qafe objektet nukleare të Iranit. Ata mund të kenë profit, po ne? A nuk mendoni se një sulm i kufizuar mbi Iranin, do t'i mundësojë këtij regjimi të mbetet në pushtet me vite të tëra?

Kurse Azar Tondar thotë [8] [persisht]:

Ka shenja se shtetet perëndimore kanë për qëllim ta shtojnë presionin nda Iranit, në të njëjtën kohë kur sulmi mbi objektet nukleare iraniane gjendet në krye të lajmeve: Rezoluta e KB-ve me të cilën dënohet shkelja e të drejtave të njeriut në Iran, raporti [1] i Agjencisë Ndërkombëtare Atomike për Iranin, ku kishte dyshime për aktivitete nukleare dhe komploti terrorist. [9]