- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Të apasionuarit e revistave me ilustrime në Europën jugore festuan në 2019-ën përvjetorin e trefishtë të publikimeve

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Europa Perëndimore, Bosnjë Herzegovina, Italia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Art e Kulturë, Lajme të mira, Media e gazetaria, Media e qytetarëve
Comics magazines from Croatia and Serbia on a table. [1]

Revistat Strip Revija Večernjeg Lista (Kroaci), Politikin Zabavnik dhe Stripoteka (Serbi) me artikuj rreth 50-vjetorit të Alan Ford, Dikan dhe Stripoteka. Foto nga Global Voices, CC BY.

Për admiruesit e revistave me ilustrime në shtetet e Evropës jugore, 2019-a do të mbahet mend si viti i jubileut të trefishtë të serive klasike: 50-vjetori i publikimit të personazhëve italianë me shumë ndikim të ‘Alan Ford’, Dikanit ose ndryshe  ‘Asteriksi Jugosllav ’ dhe i revistës serbe Stripoteka.

Alan Ford, një personazh italian kult në ish-Jugosllavi

Alan Ford [2], paroditë komike të historive të agjentit sekret u krijuan në maj të vitit 1969 nga shkrimtari milanez Luciano Secchi, i njohur ndryshe me emrin e tij artistik Max Bunker [3] dhe artisti Roberto Raviola, që njihet si Magnus [4]Max Bunker's company [5] publikoi botimin vjetor, numër 600 në Itali në maj 2019.

Seritë e Alan Ford ndërthurin traditën italiane të commedia dell'arte [6] me paragjykime satirike përmes temave të padrejtësisë dhe prapambetjes, nga politika dhe ekonomia e deri te marrëzitë njerëzore, fanatizmi dhe lakmia. Seritë u bënë të famshme dy vjet pas botimeve me prezantimin e antagonistit Superciuk [7] (i njohur si Superhik [8] në ish-Jugosllavi) në episodin e 27-të. “E kundërta e alkoolizuar e Robin Hud”, një anti-superhero i cili në kuptimin e plotë të fjalës “vjedh nga të varfërit për t'u dhënë të pasurve”, sepse si një pastrues rruge që është, ai përbuz mungesën e higjenës nga shtresa e ulët. Kjo gjë i bëri seritë një “bestseller”.

Ndërsa përpjekjet për ta dërguar këtë seri komike në Francë, Danimarkë dhe Brazil dështuan, Alan Ford, krahas komikëve të tjerë italianë si Corto Maltese [9], u bë një pjesë e kulturës urbane të Jugosllavisë në vitet 1970-1980.

Billboard in Zagreb, Croatia, advertising the book "Halo Bing" dedicated to the 50th anniversary of the cult comics Alan Ford. Photo by Meta.mk News Agency, CC BY. [10]

Reklamë në Zagreb, Kroaci e librit “Halo Bing” kushtuar 50-vjetorit të Alan Ford, duke përshkruar personazhin e titullit. Fotografi e postuar në maj 2019 nga  Agjencia e lajmeve Meta.mk [11], CC BY.

Alan Ford u publikua në Jugosllavi në 1972 si pjesë e mbishkrimit Superstrip të kompanisë kroate të gazetave Vjesnik. Shumë shpejt u bë i famshëm dhe kult kryesisht nga humori origjinal dhe përkthimi i shkëlqyer nga redaktori dhe gazetari Nenad Brixy dhe më vonë nga djali i tij. Të dy kishin zëvendësuar segmente të tërë të tekstit me shakatë e tyre të pjekura gjatë përdorimit të idiomave specifike kroate. Në vitin 2015, qyteti i Varaždinske Toplice ngriti një pllakë përkujtimore [12] për Brixy [12] për kontributin e tij në promovimin e gjuhës kroate.

Këto seri patën një ndikim të madh në kulturën jugosllave dhe nëpër disa gjuhë të folura në vend. Ato frymëzuan prodhime siç janë filmat serbë (Familja Maratonë, Balkan Express [13]), serialet televizive boshnjake “Grafiku surrealist [14]”, si dhe një satirë politike një gazetën sllovene Mladina. [15]

50-vjetori u festua përmes ekspozitave publike duke shfaqur panele origjinale dhe sende personale në Milan [16], por dhe në Ljubljanë, Zagreb [17], Dubrovnik [18], Sarajevo [19], si dhe në dy  [20]ngjarje [21] në Beograd.

Disa nga këto aktivitete ishin mjaft të arrira si ekspozita “Alan Ford merr pjesë në një xhiro nderi “ [22] (një referencë për titullin lokal të filmit Familja Maratonë) që u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Sllovenisë dhe që mund të shihet në videon e mëposhtme:

Popullariteti i publikimeve mbi  Alan Ford u studiua nga sociologë, media dhe ekspertë të komunikimit nga pothuajse të gjitha republikat e atëhershme jugosllave. Autori i njërit prej librave, Lazar Džamić, shpjegoi [23] joshjen në një artikull:

Razlog zbog kog je Alan Ford jedino na prostoru bivše Jugoslavije postao to što jeste, postao je naš i nigde u svetu nije bio toliko popularan, uključujući i rodnu Italiju, je u tome što je rezonovao sa tom bivšom zemljom i to na razne načine. U sebi ima veliku količinu nadrealne farse, ima veliku količinu satire koja satiriše svako nekompetentno, korumpirano, propagandističko društvo, u ono vreme je bilo smešteno u vreme Hladnog rata.

Arsyeja pse Alan Ford u bë çfarë është ende (një dukuri kulturore), pse u bë e jona dhe fitoi një popullaritet të tillë si askund tjetër në botë, përfshirë Italinë e tij të lindjes, është sepse ai rezonoi me atë shtetin e dikurshëm (Jugosllavi) në mënyra të ndryshme. Përmban një sasi të lartë farse surrealiste, një sasi të lartë satire që denoncon një shoqëri jo-kompetente, të korruptuar, propagandistike, në atë kohë në kontekstin e Luftës së Ftohtë.

Një libër i ri mbi këtë çështje me titullin “Përshëndetje Bing”, shkruar nga autorët kroatë Ivan Sršen dhe Antonija Radić, u promovua [11] në prill të vitit  2019 në Zagreb. Titulli i librit vjen nga një shprehje që gjendet te historitë me ilustrime. Përmban një intervistë më autorin dhe botuesin 80-vjeçar Max Bunker dhe ese për kuptimin dhe historitë e fshehta të këtij klasiku të humorit të errët, që demonstrojnë natyrën ndërkufitare të fenomenit.

Dikan, një ‘sllav antik i ri’ u bë 50 vjeç gjithashtu

[24]

Botimi nr.3506 i Politikin Zabavnik nga 19 prilli 2019 duke festuar 50 vjetorin e komikëve të Dikan me titullin “Rinia aventureske e Sllavit të vjetër.” Foto nga Global Voices, CC BY.

I konceptuar si versioni jugosllav i klasikut francez Asterix [25] dhe botuar për herë të parë nga revista serbe Politikin Zabavnik në vitin 1969, komiku Dikan flet rreth Balkanit në periudhën e Migrimit [26] në mesjetën e hershme. Portretizon aventurat komike të dy sllavëve të hershëm [27], të konsideruar si paraardhësit e sotëm të sllavëve të jugut [28] (serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit dhe bullgarët). Personazhet kryesore janë Dikani heroik, bjond dhe i pashëm si dhe xhaxhai i tij Vukoje i cili është i shkurtër dhe dinak.

Komikët Dikan [29] ishin të famshme në ish-Jugosllavi me episodet e reja të shtuara çdo disa vjet deri në mesin e viteve 1980. Artikulli i përvjetorit në publikimin Politikin Zabavnik (botimin numër 3506, 19 prill 2019 [30] – nuk është online) vuri në dukje se qarkullimi i ilustrimeve ishte i lartë, ndërsa imazhet e Dikan u përdorën si maskota të vullnetarizmit masiv të asaj kohe, veprat e punës së të rinjve [31], në reklamat tregtare, madje pati dhe një nismë për ta përvetësuar atë si maskotë të Partizanit [32], një nga katër klubet më të mira të futbollit në vend.

Artikulli nga Nemanja Baćković vuri në dukje gjithashtu se botuesi ka marrë një letër nga një institucion i Kosovës, i cili protestonte për mungesën e illirëve [33] në ilustrime. Ilirët janë një komb i lashtë që konsiderohen nga disa si paraardhësit e shqiptarëve bashkëkohorë.

Ndërkohë, Dikan është cituar në shumë letra dhe libra dhe gjatë gjithë vitit 2019 botimet e tij u ribotuan në Politikin Zabavnik dhe revistën për fëmijë Mali Politikin Zabavnik [34].

Stripoteka, një nga revistat me ilustrime që qarkullon më gjatë në botë

[35]

Edicioni i 50-vjetorit të Stripoteka (botimi numër 1173, maj 2019). Foto nga Global Voices, CC BY.

Stripoteka, një nga revistat më të vjetra me ilustrime që mbijetojnë në botë, festoi 50-vjetorin e saj në maj 2019. Për herë të parë u publikua në Novi Sad, kryeqyteti i Vojvodinës në Serbi, si një botim i veçantë mujor i një reviste tashmë të njohur, siç është Panorama. U bë aq e njohur sa u botua si një gazetë javore midis viteve 1972 dhe 1985.

Koncepti i saj ishte të shërbente si “rishikim i ilustrimeve botërore” duke përdorur formatin e revistës me 60 faqe (të ngjashme me Spirou [36], 2000 AD [37] ose Heavy Metal) [38], për të paraqitur – të plota ose të ndara në pjesë me vazhdime – romane grafike me cilësi të lartë dhe forma të tjera komike. E marrë në tërësi, sipas seksioneve ose arkivës [39], duke balancuar klasikët dhe hitet bashkëkohore, ajo ka fituar statusin e një ‘enciklopedie’ [40] ose ‘Akademia e Shkencave për publikimet me ilustrime.’

Kopertina e edicionit të 50-vjetorit (numër 1173, maj 2019) paraqiti një kolazh të disa prej personazheve më të njohur të franko-belgë Oumpah-pah [41], Gaston,  [42] Lucky Luke [43], Axle Munshine [44] dhe Lieutenant Blueberry [45]; të botuesve amerikanë  Tarzan [46]Mandrake the Magician [47], the Phantom [48], Hägar the Horrible [49], të Marvelit Thor [50] dhe Conan [51];  të botuesve italianë Corto  Malteze [52] dhe Cocco Bill [53]; të botuesve spanjolë Torpedo [54] dhe atyre britanikë Modesty Blaise [55].

Në një editorial, redaktori Milan Jovanović vuri në dukje se pavarësisht larmisë, Stripoteka kishte humbur disa prirje të rëndësishme nga botimet me ilustrime botërore – manga [56]. Ndaj, u botua një histori e artistit japonez  Jiro Taniguchi [57] (1947-2017).