- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kinë: Mbyllen disa ueb-faqe për blogim në gjuhën tibetane

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Liria e fjalës, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Qeverisja

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special Gjuhët dhe interneti [1].

Kundër sfondit të një vargu vetë-flijimesh [2] në Tibet, në shenjë proteste kundër sundimit kinez, trazirave në Tibetin lindor [3] ku policia ka gjuajtur mbi protestuesit, si dhe prezencës së shtuar ushtarake [4], disa nga ueb-faqet për blogim në gjuhën tibetane që janë më të të popullarizuara, të pavarura dhe të hostuara në Kinë, që nga dita e sotme janë mbyllur.

Seksioni për blogim [5] i ueb-faqes AmdoTibet është mbyllur (pjesa e tjetër e ueb-faqes funksionon [6]) dhe mund të shihet ky njoftim:

[7]

Njoftimi në gjuhën kineze thotë: “Për shkak se disa shfrytëzues të blogut kanë publikuar përmbajtje që nuk janë në përputhje me qëllimin e kësaj ueb-faqeje, ky blog është mbyllur përkohësisht, shpresojmë se shfrytëzuesit e blogut do të na kuptojnë!”

Një ueb-faqe tjetër shumë e popullarizuar Sangdhor.com [8], poashtu është çkyçur, pa asnjë sqarim. Në tetor të vitit 2011, Sangdhor me guxim e publikoi poemën me titull “Vajtimi” në lidhje me vetëflijimet në Tibet. Poema me shpejtësi u hoq nga ueb-faqja. Një përkthim i poemës [9] në gjuhën angleze u publikua në High Peaks Pure Earth.

Më poshtë janë dhënë dy pamje nga ueb-faqja Sangdhor.com, pamja e sipërme e paraqet ueb-faqen Sangdhor në gjendje funksionale, ndërsa pamja e poshtme është marrë gjatë ditës së sotme:

[10]

[11]

Në fund, ueb-faqja për blogim Rangdrol.net [12] poashtu është mbyllur dhe përmban një njoftim interesant në gjuhën tibetane. Në tetor të vitit 2011, Rangdrol publikoi një poemë me titull “E vërteta flakëve në rrugën me gjemba” ku përmenden shumë herë zjarri dhe flakët; kjo poemë u hoq nga ueb-faqja (lexoni përkthimin në gjuhën angleze [13] në High Peaks Pure Earth).

Më poshtë është dhënë një pamje e ueb-faqes Rangdrol e marrë më herët, ku teksti në gjuhën angleze “Site off-line” sugjeron se administratorët e kanë hequr ueb-faqen, ndërsa teksti një gjuhën tibetane do të thotë: “Për hir të jetës, ne jemi duke mbajtur zi dhe duke qarë”.

[14]

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special Gjuhët dhe interneti [1].