See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Egjipt: Ëndërrimi për një të nesërme më të mirë

Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Protestave në Egjipt 2011.

Me hyrjen e demonstratave në Egjipt në ditën e tyre të dymbëdhjetë, disa njerëz po dekurajohen, mirëpo disa të tjerë akoma i mbajnë shpresat e tyre në nivel të lartë për një rezultat pozitiv. Autorja e Global Voices Eman AbdElRahman është në mesin e këtyre të dytëve, dhe në blogun e saj, ajo i ndan ndjenat e saja për revoltin e vazhdueshëm, kur e gjitha filloi me këngën e preferuar:

Më 21 shkurt 2010, pas e shikova një intervistë me Dr. ElBaradei në stacionin televiziv Dream2, postova një video të këngës “Ëndërro me mua” nga Hamza Namira. Atë ditë ëndërrova ta shoh vendin tim të lirë. Të lirë nga diktatura, korrupcioni, dhuna dhe poshtërimi. I besova ëndrrës aq shum sa që të gjitha dëshira e mia ishin të dedikuara për ta parë ditën kur Egjipti do të bëhet ashtu siç e dëshiroja më parë.

Eman vazhdon:

Sot, e pashë të njëjtën këngë me fotografi të tjera nga revolucioni. Revolucioni ynë.. Papritmas fillova të  dridhem dhe të ngjethem. Nuk i pata treguar askujt më parë se akoma nuk mund të besoj.. Edhe përkundër përjetimit të tij minutë pas minute, sekondë pas sekonde gjatë 12 ditëve të kaluara, nuk mund të besoj se çka po ndodh. Ndonjëherë zgjohem dhe i them vetvetes  “Me siguri kam ëndërruar”. Por tashmë nuk është ëndërr..

Kam aq shumë për të thënë. Aq shumë për të shkruar që kam në mendje, mirëpo fjalët janë të pakta para asaj që jam duke e përjetuar tani.
E dija se sa thellë në zemër e doja Egjiptin, më shumë se sa që mendoja se e doja..

Videoja, si dhe postimet e saja në blog, janë bërë të rëndësishme në Twitter, dhe në të njëjtën kohë  të tjerët i kanë ndarë mendimet e tyre.

@msheshtawy, që e ndan videon me të tjerët, shkruan:

Ëndërroj për një të nesërme më të mirë, Masr bokra a7la http://youtu.be/zHZbZm69PCE #egypt #jan25

@ishtarmuz poashtu e ndan videon me të tjerët, duke shkruar në Twitter:

Shiheni ‘Ëndërro me mua (Ehlam Ma'aya) – Revolicioni i 25 janarit’ #JAN25 Mesazhin e kuptoni pa e njohur gjuhën. http://bit.ly/gNGqBZ

Ëndërrimi për një të ardhme më të mirë për Egjiptin është bërë temë diskutimi në mediat sociale; një video tjetër flet për ëndërrat e revolucionit:

Në Twitter, @randa610 e ndan ëndrrën e saj për Egjiptin me të tjerët:

Ëndërra ime Egjipti: ku askush nuk do ta dëmtojë jetën time për më shumë fuqi ose para. #jan25 #hopeisintheair

Duke thënë natën e mirë, @pakinamamer i falënderon përkrahësit e vendit të saj nga bota:

Me gjithë këta miq të shkëlqyeshëm dhe të huaj që na përkrahin dhe që luten për sigurinë tonë, jam e sigurtë se do të fle mirë. Natën e mirë <3 #Jan25 #Egypt

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.