Larg nga skena politike dhe me tepër në një nivel njerëzor, një film i shkurtër i inçizuar nga regjisori i ri saudian Bader AlHomoud me emrin “Almagbarah,” që në arabisht do të thotë varreza, e ka ndryshuar jetën e një familjeje saudiane. Bader e përshkruan fazën e montazhit në tweet-in e tij [arabisht]:
Filmi tre-minutësh, i postuar më poshtë nga YouTube, e tregon një familje saudiane që jeton në varreza. Nuk ka skenar, e as dialog. Aty paraqiten anëtarët e familjes dhe fëmijët e tyre duke luajtur nëpër varreza dhe varfëria e skajshme në të cilën janë duke jetuar.
http://www.youtube.com/watch?v=BlYFGVmr1Po
Shfrytëzuesit saudianë të Twitter-it ishin të prekur emocionalisht nga filmi dhe më poshtë janë disa nga reagimet e tyre nën hashtag-un #ma8barah.
@MarwanAlrouqi e përshkruan logjikën që qëndron prapa këtij lokacioni [arabisht]:
@hayaalshatti pyet [arabisht]:
هل أصبحت خيارات الحياة تقف عند أنني يجب أن أفضح ملامحي وأنشر فقري في فلم .. حتى أحصل على كرامة .. تباً لمن سلبهم كرامتهم ! #ma8barah #KSA
Dhe në reagimin e tij për videon, e cila është shikuar mbi 148,000 herë në YouTube, smartman7779 thotë [arabisht]:
Tre orë pas publikimit të filmit, princeza Ameerah Al-Taweel, e cila është nënkryetare e Bordit të të besuarve dhe kryesuese e Komitetit ekzekutiv të fondacioneve Al-Waleed bin Talal, në llogarinë e saj në Twitter njoftoi [arabisht]:
الحمد لله، ستقوم مؤسسة الوليد بن طلال الخيرية بتأمين سكن دائم لهذه العائلة وتم التواصل مع بدر الحمود وسنبدأ من الغد إن شاء الله #ma8barah
@malsahli [arabisht] komenton:
Dhe @essamz e potencon fuqinë e mediumeve sociale:
فيلم مدته 3 دقائق يؤدي لحل مشكلة عائلة خلال 3 ساعات من نشره. إنها قوة الإعلام الجديد. #ma8barah
Dy ditë më vonë, @BaderAlHomoud njoftoi: