- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: “Më nuk kemi frikë”

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Media e qytetarëve, Politika, Protesta

Ky postim është pjesë e  reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011 [1].

Është pas mesnate në Kairo, Egjipt, ku demonstratat kundër Mubarak-ut po vazhdojnë për gjashtë ditë me rradhe. Ashtu siç po ashpërsohen protestat, po rritet edhe vendosmëria  e popullit për të larguar  presidentin Hosni Mubarak, i cili është në pushtet për 30 vjet.

Në  Twitter, @shaistaAziz shkruan: “Kemi pasur frikë për 30 vjet- më nuk kemi frikë” ndërsa gjatë demonstratave në Kairo në sheshin Tahrir, një protestues mbante një pllakatë me një zgjidhje të thjeshtë: “Mubarak, ti largohu. Unë do shkoj në shtëpi. Fund. “

Demonstratat fillun më 25 janar dhe u koordinuan nga një thirrje në Facebook, nga grupi Të gjithë jemi Khaled Saeed [2]. Grupi është emëruar sipas Khaled Saeed, një i ri nga Aleksandria që u vra nga policia. Vdekja e tij, në qershorin e kaluar, shkaktoi demonstrata të gjëra [3] dhe tërbim kundër torturave të policisë dhe “përdorimit të Ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme për të terrorizuar qytetarët.”

Një zgjidhje e thjeshtë e postuar në Twitpic nga Arabist

Këtu janë lajmet e fundit nga Twitter nga dhe për Egjiptin pas mesnate:

@jonjensen [4]: Ambasada e SHBA-ve Kairo: Departmenti i Shtetit të fillojë me fluturimet për evakuimin e amerikanëve që jetojnë në Egjipt duke filluar nga 31/1  http://bit.ly/e4Al6h #Mubarak

@alaa [5]: ♻ @mohamed: ‘Jo Suleiman-it,  jo egjiptianëve të Shafik-ut, thuajani këtë korespondentit tonë në Kairo: http://bit.ly/eDS0Ze #egypt

dkagis [6]: RT @monasosh Sëpari çna u desht policia. Ne po kujdeseshim mirë për  njëri- tjetrin, organizonim trafikun, pastronim rrugët #Jan25

AdamAlwaysA1 [7]: RT @Jan25voices BBC: Të shtëna armësh në sheshin Tahrir… Armata arrestoi disa dhe ata po thonë që janë nga policia sekrete #jan25 #jan28 #egypt

@roblugg [8]: RT @bencnn Në 5 ditët e fundit nuk kam parë ndonjë shprehje të madhe të Islamit politik. Ai nuk është aty, ekspertë “terrorizmi” nga fotelja. Ecni përpara. #Jan25 #Egypt

@macierzynski [9]: RT @bencnn Qeveria e Mubarak më bën të ndihem 15 vjet më i ri: kur nuk kishte as internet, as celularë, as blackberry (në Egjipt). #Jan25 #Egypt

@egyptianbrit [10]: RT @shaistaAziz “Kemi pasur frikë për 30 vite – më nuk kemi frikë, nuk kemi frikë nga ora policore.” Protestues në Kairo #Jan25 #Egypt #Mubarak

@GabyVerdier [11]: RT @dancefromiraq: Edhe përskaj të shtënave rreth sheshit Tahrir, protestuesit vazhdimisht po e vërtetojnë vendosmërinë e tyre për të qëndruar.  #jan25

@arabmny84 [12]: A e di ndokush mos vallë  arkivat dhe libraria nacionale janë plaçkitur??? #egypt #jan25 @arabist @alaa @manal

@pasupatidasi [13]: RT @AymanM #egypt Numri i protestuesve në sheshin Tahrir po bie, por atmosfera e mosbindjes nuk po shuhet #jan25

@nicoladiaz [14]: RT @abusamra23 #jan25 #egypt Shokët duke u kthyer nga sheshi Tahrir në drejtim të Zamalek, të gjithë paqësorë, mirëpo shumë pika kontrolli…Përshëndetje për të gjithë djemtë e tanë të guximshëm

We are no longer afraid [15]

Nuk kemi më frikë

@sate3 [16]: RT @yasminhamidi: RT @arabist: http://twitpic.com/3uxnbi Një protestues shpjegon situatën në  #Egjipt me fjalë të thjeshta

Qëndroni në linjë për më shumë informata mbi Egjiptin.

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011 [1].