
Imamoglu dhe Subasi, pamje nga reportazhi i Gercek TV.
Ndërsa Bilecik, kryeqytet provincial i provincës Bilecik të Turqisë, në Anadollin veriperëndimor, i ka shpëtuar vëmendjes së publikut, tani është në qendër të saj, falë vizitës së fundit nga kryebashkiaku i zgjedhur i Stambollit Ekrem İmamoğlu. Por më shumë se vizita e kryebashkiakut, ishte kryetarja në detyrë e qytetit, Melek Mızrak Subaşı, emri i së cilës u bë trend në Twitter. Përdoruesit e mediave sociale dhe gazetarët e kanë krahasuar Subaşı me Daenerys Targaryen, personazhin imagjinar në serinë e romaneve epike të fantazisë së George R. R. Martin, A Song of Ice and Fire – i cili më vonë u shndërrua në serialin e HBO-së, Game of Thrones.
E fotografuar me një pallto të zezë leshi, me flokët e saj platini të kapur, fotografia u përhap gjerësisht në internet dhe publiku vuri në dukje ngjashmërinë me Khaleesi.

Daenerys Targaryen në sezonin e tetë të Game of Thrones (majtas) dhe kryebashkiakja Melek Mızrak Subaşı (djathtas) në konferencën për shtyp në Bilecik. Imazhet nëpërmjet Wikicommons (majtas) të licencuara nën (CC0) dhe foto (djathtas) e kompozuara përmes Canva.
Përdoruesit e mediave sociale ishin të shpejtë për të vënë në dukje ngjashmërinë.
🐉 Melek, the first of her name, tamer of dragons and the guardian of the unknown world… https://t.co/Jws1STiwnz
— Gürkan Özturan (@obefintlig) January 30, 2023
Melek, e para me emrin e saj, zbutësja e dragonjve dhe rojtarja e botës së panjohur
Targaryen hanesinden daenerys, isminin birincisi, meereen kraliçesi, andalların, rhoynar ve ilk insanların kraliçesi, yedi krallığın hükümdarı, diyarın koruyucusu, büyük çim denizinin khaleesi'si, zincir kıran, ejderhaların annesi Melek Mızrak Subaşı.. pic.twitter.com/I9vqC45OAF
— Oğuzhan Bonaparte (@bonaparteniz) January 29, 2023
Daenerys e Shtëpisë Targaryen, trashëgimtarja e ligjshme e Fronit të Hekurt, Mbretëresha e drejtë e Andaleve dhe Burrave të Parë, Mbrojtësja e Shtatë Mbretërive, Nëna e Dragoit, Khaleesi i Detit të Madh të Barit, e Padjegura, Thyerësja e zinxhirëve Melek Mızrak Subaşı.
Ajo ka lindur në Bullgari në vitin 1988 dhe emigroi në Bilecik kur ishte një vjeç me familjen e saj. Pas përfundimit të arsimit të mesëm në Turqi, ajo u kthye në Bullgari, ku mori një diplomë universitare në arkitekturë.
Interesimi i saj për politikën lokale filloi në vitin 2014, ndërsa ajo ishte diplomuar. Në atë kohë, ajo ishte një kandidate për këshillin e qytetit që përfaqësonte partinë kryesore të opozitës, Partinë Popullore Republikane (CHP). Partia doli e treta, pas Partisë Lëvizja Nacionaliste dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, e cila doli e para. Në vitin 2019, gjatë zgjedhjeve lokale për kryetar bashkie, CHP fitoi dhe Subaşı u emërua nënkryetare e bashkisë. Për shkak të një hetimi korrupsioni, kreu i zgjedhur i CHP-së ushkarkua dhe Subaşı u votua si kryebashkiake në detyrë në prill 2022.
Subaşı iu bashkua İmamoğlu gjatë vizitës së tij për ceremoninë e fillimit të projektit “Shtëpia Përkujtimore e Luftës Çlirimtare dhe Tarraca e Vëzhgimit”. Në një intervistë me një platformë lokale lajmesh Haber Turk, Subaşı tha se vizita e İmamoğlu në Bilecik ishte pjesë e një projekti të përbashkët që dy bashkitë nënshkruan në shtator 2022. Projekti synon të ndihmojë familjet në nevojë dhe pronarët e bizneseve të vogla duke i lejuar familjet të paguajnë për nevojave elementare nëpërmjet një sistemi pagese të lidhur me biznese të ndryshme të vogla në Bilecik, të cilët gjithashtu përballen me vështirësi financiare. Ky mekanizëm i dyfishtë i mbështetjes është vetëm një nga paketat e shumta të ndihmës të ofruara nga Bashkia e Stambollit nën udhëheqjen e İmamoğlu.
“Kjo përgjigje nuk ishte diçka që e prisja. Kam marrë kaq shumë postime në Twitter. Edhe ne ishim të befasuar. Zyra jonë e shtypit ishte gjithashtu shumë e befasuar,” tha Subaşı në një intervistë për Haber Turk. Subaşı gjithashtu rrëfeu se nuk ishte e njohur me personazhin dhe mësoi se kush ishte Daenerys pasi e kishte kërkuar në Google. Pas vizitës së İmamoğlu, ndjekësit e Subaşı në Twitter shkuan nga 6,000 në mbi 90,000, dhe ndjekësit e saj në instagram po i afrohen me shpejtësi 100,000.
Mediat e lidhura ngushtë me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet nxitën të shënjestronin nënkryetaren e bashkisë. Në një artikull të botuar nga Yeni Akit, Subaşı u akuzua për korrupsion, duke kontraktuar kompaninë e hotelierisë së bashkëshortit për ngjarjet e bashkisë dhe për pastrimin e fondeve shtetërore si rezultat, megjithëse nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë. Subasi Catering u krijua në vitin 1984 në Bilecik.
35-vjeçarja Subaşı nuk ka lënë asnjë nga raportimet negative të ndikojnë tek ajo.
Nënkryetarja ka falënderuar ndjekësit e saj në Twitter:
İltifatlarınız, esprileriniz ve güzel yorumlarınızı görüyor, herkese teşekkürlerimi sunuyorum.🌸
Unutmadan, Winter Is Coming!😅 pic.twitter.com/EUS5q9IAyw
— Melek Mızrak Subaşı (@melekmsubasi) January 30, 2023
I shoh komplimentet, batutat dhe komentet tuaja të bukura dhe ju falënderoj të gjithëve. Se mos harroj, dimri po vjen!