- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Dërgoni karikaturën tuaj origjinale në lidhje me privatësinë dhe përgjimin online dhe fitoni 1000 USD

Kategoritë: Aktivizmi dixhital, Art e Kulturë, Humori, Media e qytetarëve, Teknologjia
Commander Keith Alexander on bridge [1]

Commander Keith Alexander on the bridge” Cartoon shared by DonkeyHotey (CC BY-SA 2.0)

The  [2]Web we want [3] fton karikaturistët , artistët dhe veprimtarët e tjerë kreativ që më datën 11 shkurt 2014 t’i bashkëngjiten projektit The Day We Fight Back [4], duke krijuar karikatura origjinale në lidhje me mbikëqyrjen në internet dhe të drejtën e privatësisë. Karikaturat duhet të ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për NSA dhe të kërkimit të llogaridhënies për mbikëqyrjen dhe përgjimin masiv digjital, në mënyrë që shfrytëzuesit të mos kenë drojë të klikojnë dhe shpërndajnë përmbajtje në internet.

Afati i fundit për aplikim është 8 shkurt.

Çmimet:

Çmimi 1: USD $ 1000
Çmimi 2: USD $ 500
Çmimi 3: USD $ 250

Rregullat:

1. Çdokush mund të marre pjesë.
2. Duke dërguar veprën, autori pajtohet se ajo është e licencuar sipas licencës Creative Commons 4.0 Attribution Share Alike. Nuk ka asnjë kufizim për numrin e aplikimeve prej një autori.
3. Autori do të shënoi emrin apo pseudonimin gjatë dorëzimit. Detaje më të hollësishme personale do të kërkohen vetëm nga fituesit – por emri i tyre i vërtetë do të mbetet i fshehur nëse ashtu kërkon autori.
4 . Fituesit do të shpallen më 11 shkurt, 2014. Fituesit do të zgjedhen nga anëtarët e Komiteti ekzekutiv i The Web We Want.
5 . Çmimi do të transferohet te fituesit brenda 30 ditëve pas shpalljes .

Paraqitja:

1 . Me email : dërgoni karikaturën tuaj në rezolucion high definicion, në njërin prej këtyre formateve jpg, PDF, SVG ose png në e-mailin: grants@webfoundation.org me subject (temë) : Cartoon by February 8th.
2 . Nëpërmjet Twitter : Tweet-oni karikaturën tuaj për @webwewant me hashtag #webwewant
3 . Shënimi i nacionalitetit tuaj dhe shtetit prej nga e keni prejardhjen është opcionale, por rekomandohet.