Nusja 14 vjeçe e Malezisë

Para pak kohësh ishte raportuar se një martesë e ndërmjetësuar mes një vajze 14 vjeçare me një mësues 23 vjeçar ka provokuar debate të reja lidhur me çështjen e martesës së fëmijëve. Sipas ligjit Siariah të Malezisë, që ka jurisdikcion mbi muslimanët, muslimanët nën moshën 16 vjeçare, duhet të marrin leje për martesë nga gjykata Siariah. Në këtë rast, ishte gjykata ajo që ka lejuar martesën e këtij çifti.

Glenda Lark mendon se martesa e fëmijëve nuk dallohet nga pedofilia edhe në rast se është e ligjshme.

Një nxënëse 14 vjeçare nuk është e rritur. Nuk është grua edhe po të ketë filluar me cilklin menstrual. Ajo është ende fëmijë.  Ajo u admirohet të rriturve. Religjioni dhe kultura e saj e mësojnë t'u bindet të rriturve e posaqërisht prindërve. Ajo është naive dhe e brishtë.

Një burrë 23 vjeçar, që pranon të martohet me të – një njeri i arsimuar, jo një analfabet që është rritur në një shoqëri me ide të shekullit 19 që beson se fëmija duhet të punojë qysh në moshën 12 vjeçare e të martohet në moshën 14 vjeçare- është thjeshtë dhe qartë pedofil.

B.Joe është i mendimit se gjyqi Siariah dhe prindërit e vajzës po shkelin të drejtat e fëmijëve dhe minorenëve.

Dhe më interesant është fakti se martesa ishte aprovuar nga gjyqi Siariah. A thua çka ndodhi me mbrojtjen e monorenes? Pse prindërit nuk pritën dot edhe disa vjet deri sa vajza minorene të mund të vendoste vetë për fatin e saj?

Un:dhimmi mendon se është një gabim moral.

Studim pas studimi tregojnë se vajzat që i janë nënshtruar aktiviteteve seksuale në një moshë kaq të re, përjetojnë jo vetëm dëmtimin e sistemit të organeve reproduktive që është në fazë zhvillimi në këtë moshë, por edhe trauma të përjetshme psikologjike.

Sidoqoftë, sa i përket kësaj çështje, Fyzal ka një qëndrim më neutral.

Në situatën e lartpërmendur kemi miratimin e gjyqit Siariah. Kjo do të thotë që duhet të kemi besim tek gjyqtarët Siariah – ata sigurisht i kanë marrur parasysh të gjitha rrethanat para se të japin miratimin.

Besoj se një miratim i tillë ka qënë i dhënë me bindjen e gjyqtarëve se ai burrë mund të kujdeset për vajzën dhe ajo vajzë mund të rritet në kushte të mira nën kujdesin e ati burri. Nëse gjykatësi nuk do të ishte i sigurtë, miratimi nuk do të jepej.

Si përfundim do të thosha që sa i përket martesës së vajzave muslimane nën moshën 16 vjeçare, lejoni gjyqet Siariah ta bëjnë punën e tyre. Ata e dinë më së miri se kur duhet të jepet miratimi e kur jo.

Por un jam i mendimit se duhet të ketë diskutime të hapura mes qeverisë dhe ekspertëve Siariah për këtë çështje.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.