- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Liban: Protesta për të mbështetur Egjiptin

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Libani, Lajm i fundit, Media e qytetarëve, Politika, Protesta

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011 [1].

Në kryeqytetin libanez, në Bejrut, afër ambasadës së Egjiptit po mbahen protesta solidariteti për të mbështetur protestuesit në Egjipt. Protesta të ngajshme po  mbahen në shumë vende të botës, meqë egjiptianët vazhdojnë demostratat kundër sundimit 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.

Përdoruesja e Twitter, Angie Nassar, ka postuar vërejtjet e saj aty bashkë me fotografi.  Rreth 150 deri 200 [2] përkrahës u paraqitën në këto protesta, të cilat vëzhgohen drejtëpërdrejtë nga forcat libaneze të sigurimit. Protestuesit shihen duke valuar edhe flamurin egjiptian edhe atë tunizian.

Angie shkruan në Twitter [3]:

Në ambasadën egjiptiane në Liban po mbahet një protestë e ashpër http://yfrog.com/hs5v3nj

Lebanese protest in support of Egyptians

Protesta libaneze për të mbështetur egjiptianët afër ambasadës egjiptiane në Bejrut

Në vazhdim ajo shkruan [4]:

Forcat libaneze të sigurimit po qëndrojnë pas telave me therra, të përgatitur për çdo shpërthim në ambasadën egjiptiane në Liban http://yfrog.com/h8cy8lbj

Security forces stand in alert

Forcat e sigurimit në gatishmëri

Dhe për të dëshmuar pikëpamjen e saj, ajo shton [5]:

Pompa uji të drejtuara kah protestuesit në ambasadën egjiptiane në  #Liban,  tani http://yfrog.com/h4wo6rrj

Water cannons pointed at protesters

Pompa uji të drejtuara kah protestuesit

Angie shpjegon se këndimet kanë si pikësynim [6]edhe presidentin egjiptian Hosni Mubarak edhe SHBA-të :

Protestuesit libanez duke bërtitur se #Mubarak është një mjet i amerikanëve, në demostratat në ambasadë http://yfrog.com/hs56448414j3

Lebanese protesters should anti-Mubarak chants

Protestuesit libanez duke kënduar këngë kundër Mubarak-ut

Postimi [7] i saj i fundit tregon se protesta po zgjerohet. Në protesta tashmë janë paraqitur rreth 300 persona:

Protesta në #ambasadën egjiptiane në  #Liban po bëhet gjithnjë e më e madhe. Llogaritet të jenë  300 veta

Ky postim është pjesë e reportazhit tonë special mbi Protestat në Egjipt 2011 [1].