“Dita kur u bëra një numër i shpifur”: udhëtimi për në Evropë i refugjates siriane

Zozan Khaled Musa

Zozan Kalled Musa

Në dy vitet e fundit është shkruar shumë për refugjatët. Por, rrallë dëgjojmë diçka nga vet ata. GlobalPost, një organizatë ndërkombëtare e lajmeve nga rrjeti PRI, publikoi ese të pesë të rinjve sirianë të cilët morën vendim të vështirë për t’i braktisur shtëpitë e tyre dhe të bëhen pjesë e udhëtimit të frikshëm jashtë Sirisë, për në Turqi, Greqi, nëpërmjet Evropës Juglindore.

Eseu e njëzet e pesë vjeçares Zozan Kalleb Musa, fillimisht ishte publikuar nga PRI.org më 31 maj të vitit 2016, kurse këtu është publikuar me lejen e saj.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mërzitshëm në Detin Egje, arrita në ishullin grek Nera, rreth orës 3.30 të mëngjesit të ftohtë të 3 tetorit të vitit 2015. Kishte shumë peshkatarë lokal të cilët na ndihmuan që kur zbarkoi anija. Ata deshën ta marrin motorin e anijes që për to ishte shumë i vlefshëm.

Ndjeva një lehtësi të jashtëzakonshme që kur i vendosa këmbët sërish në tokë. Vendosëm të pushojmë në një dhomë të vogël afër plazhit. Nuk kishte vend për të gjithë. Për këtë, vetëm gratë dhe fëmijët qëndruan brenda. Si jastëk përdora çantën kurse pallton si qebe, por aq ftohtë që ishte nuk arrita as t’i mbyll sytë. Kur agoi dita, shkuam deri te stacioni policor lokal. Ishte rreth 4 kilometra larg.

Atë natë në ishull zbarkuan shumë anije. Qindra njerëz qëndronin në radhë duke pritur rendin e tyre që të regjistrohen e të hynin në anije tjetër për në ishullin kryesor Kos. Në ishullin Nera, kur me erdhi radha që të hy në zyrë, në pëllëmbë të dorës më shënuan numrin “17”. Asnjëherë nuk do ta harrojë ditën kur u bëra pjesë e një numri i shpifur të një liste të gjatë jo-humane. Është turp për njerëzimin që shumë njerëz behën jo-njerëz në atë moment të pandihmë. Përfundova të gjitha procedurat në mënyrën më të mirë dhe u nisa për në ishullin Kos, ku autoritetet na prisnin me listë në të cilën gjendeshin emrat e secilit prej nesh. Ajo fletë-listë na mundësoi që të hyjmë në anijen që shkon për në Athinë. Udhëtimi zgjati 12 orë. Në Athinë arrita mëngjesin e ardhshëm ku u vendosa në familjen e shokut të bashkëshortit tim dhe u takova me një mik timin grek i cili më ndihmoi që të hy në autobusin drejt kufirit të Maqedonisë. Ora ishte 23.00.

“Në Nera, kur më erdhi rendi që të hyja në zyrë, ma shënuan numrin “17” në pëllëmbë të dorës. Asnjëherë nuk do ta harroj ditën kur u bëra një numër budalla në listën e gjatë jo-humane”.

Në kufij mbërrita në ora 6 të mëngjesit. Kisha një konflikt të vogël me një polic në kufi sepse ai nuk sillej drejtë. Disa njerëz pritën gjatë, por ai i lëshonte të rinjtë para tyre. “Je nervoze. Nëse do mund të kthehesh në vendin tënd dhe të qëndrosh atje”, më tha. Nuk do të heshtja, por një shok më qetësoi. Nëse unë jam refugjate apo viktime e luftës nuk do të thotë se duhet të heshti dhe të trajtohem keq. Nuk ika nga Siria që ti marrë paratë e Evropës ose për përfitime financiare. Ika sepse gjithë bota përnjëherë dhe qëllimshëm u verbua, u shurdhua dhe u bë memece për katastrofën njerëzore të nxitur në Siri.

Gjithkush paguan njëzet e pesë euro (njëzet e shtatë dollarë), që të hyjë në kovën që ato e quajnë tren. Nuk ka fjalë që do ta përshkruajë papastërtinë dhe kundërmimin në të. Më pas, që kur na futën brenda, treni filloi të lëvizë sikur të ecë sipër vezëve. Ashtu themi ne Siri për punë që ecin ngadalë. Por përfundimisht, arrita në kufirin me Serbinë. Atëherë dëshirova që kur të mos kisha filluar me udhëtimin tim. Ajo ishte përvoja më e keqe e imja që kur fillova udhëtimin e gjatë, rreth 6 kilometra, deri në qytetin e parë ku ishte vendosur qendra për regjistrim. Nuk më kujtohet emri i qytetit. Isha e stërlodhur. Por dëshiroja që të dija, që t’i tregoj botës së sa keq ishte atje. Duhej të ishte vend ku njerëzit mund të çlodheshin. Por, refugjatët ishin në rrugë dhe lejoheshin të futeshin brenda vetëm për pak minuta që ti linin të dhënat e tyre në liste dhe sërish të behën numër. Ishte shokuese deri sa shihja mijëra njerëz duke pritur dhe duke u shtyrë ndërmjet vete dhe se sa keq trajtoheshin nga policia serbe. Ajo është  përvojë që nuk do ta përjetosh përpos nëse je skajshmërish i dëshpëruar. Disa njerëz që i takova atje thanë se deri sa kanë pritur atë fletë qesharake për regjistrim kane fjetur në rrugë më ditë të tëra.

Asgjë nuk është racionale dhe humane në këtë udhëtim.

Pas një pritjeje të pashpresë, u njoha me një gazetare serbe. Ishte zonjë e mirë dhe më ndihmoi të mbaroj sa më shpejtë. Ajo madje arriti të ndërhyjë që të fitoj leje që të hyjë në autobusin për në Kroaci dhe për disa orë e gjeta veten në një vend krejtësisht tjetër, ku njerëzit silleshin ndryshe. Pashë njerëz dhe ngushëllim të vërtetë. Ata ishin njerëz më një respekt të jashtëzakonshëm. Më dhanë që të pi çaj të ngrohtë dhe të pushoj. Të njëjtën ditë, hyra në tren për në Hungari. Më në fund, në atë tren arrita të flej.

Në Hungari nuk pashë asgjë, sepse mbërrita vonë dhe menjëherë hyra në një tren tjetër. Por, i pashë rrethojat e kufirit me Kroacinë, të cilat duhej të ishin të mbyllura vetëm një javë pasi arrita në Gjermani. Edhe një derë e mbyllur para hundëve të refugjatëve. Për disa orë isha në Vienë, Austri. Natën e kalova në një kompleks sportiv i cili ishte shndërruar në vend për refugjatët. Atë natë kam fjetur si asnjëherë më parë, edhe pse ishte e hapur dhe të gjithë mund të shihnin.

Në mëngjes shkova në stacionin hekurudhor kryesor dhe rezervova biletë për në Gjermani. Isha tejmase e frikësuar se do të më ndalonin në Pasau, qytet në kufi me Austrinë. Pafundësisht dëshiroja të shihja burrin tim, i cili tashmë ishte në Gjermani. Gjatë rrugës nuk fola as një fjalë arabishte që askush të mos më dallojë që unë isha refugjate. Njoftova disa amerikanë në tren. Ishin turist. Biseduam për udhëtimin e tyre. Gjithashtu folëm edhe për refugjatët. Gruaja aspak nuk i donte ata. Të dy nuk e kuptuan se unë jam refugjate deri sa arritëm në kufij. Pashë se si policia Gjermane donte të hynte në tren. U bëra sikur flija. Nuk arrita të dëgjoj se çfarë po ndodhte. I mbylla sytë për gjysmë ore, por që dukej e pafund. Kapën emigrantë dhe refugjatë dhe i larguan nga treni. Sa për mua, ndoshta pse dija të flisja anglisht edhe ndoshta pse nuk mbaja hixhab (sepse shumica e grave mbanin) me ndihmoi që të mos bija në sy.

Që kur u mbyllën dyert e trenit, lehtë mund të merrja frymë. I mbylla sytë pas gjumit të rrejshëm dhe nga dritarja mund të shihja qindra fëmijë, gra dhe burra- të moshuar dhe të rinj- si qëndrojnë në rresht të rrethuar me policë. Ajo ishte përvoja ime e parë në Gjermani. Isha e lumtur që arrita të kaloj e sigurt, por nuk ndjehesha mirë deri sa shikoja njerëzit e pandihmë deri sa i trajtojnë sikur kriminel, veçanërisht ata të cilët nuk donin të qëndronin në Gjermani. Hyra në lëkurën e tyre. Të dhemb kur sheh se si njerëzit të shohin në mënyrë të veçantë, duke supozuar se ke ikur prej varfërisë. Ajo është realisht çfarë shumica mendojnë kur përmendet fjala “refugjatë”.

Zozan është bashkëshortja e Jillmazit. Ajo tash jeton në një qytet të vogël me rreth 5000 banorë në veri të Gjermanisë, afër Hollandës. Së fundmi ka marrë termin në repartin e emigrimit. Pas kësaj, ajo duhet të presë miratim për vizën tre-vjetore të qëndrimit. Atëherë do të mund të zhvendoset në Berlin ku sërish do të takohet me Jillmazin.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.