Rumani: “Nje Cunami” Protestash Kunder Prerjes se Fondeve dhe Korrupsionit

Pas pese ditesh proteste ne Rumani , perfaqesuesit e policise rumune po cmojne rezultatet e demeve materiale, numrin e armeve te sekuestruara dhe personat nen vezhgim ne stacionet e policise. Komuniteti  rumun on-line po perpiqet te shpjegoje pse njerezit kane dale neper rruge, cila ishte pergjigjja e autoriteteve dhe rezultati qe mund te kene protestat.

Me 15  Janar gazetari Radu Tudor krahasoi [ro] protestat me nje “cunami” qe fshin gjithcka gjen perpara ne rrugen e tij:

Mijera  protestuese ne Bukuresht, Brazov, Timisoare, Pites, Deva, Sibiu, Iasi, Kluzh Napoka dhe qytete te tjera te rendesishme te Rumanise kane kerkuar me ze te larte dhe te qarte: doreheqjen e qeverise Boc dhe te presidentit Basesku. Nje zgjidhje demokratike dhe e ndershme per kete tension te larte ndermjet autoriteteve qeverisese dhe  qytetareve kundershtuese jane zgjedhjet e parakohshme.

[…]

Ne mendjet e shumices  vendimi eshte marre tashme: regjimi Basesku – Boc duhet te marre fund. Fakti ka shkaktuar devijime te deshperuara me “huliganet”  me qellim per te kompromentuar pjeserisht ligjshmerine e protestave dhe per te shkurajuar qytetaret per te dale ne rruge. Thyerja e ashper mes drejtuesve aktuale dhe popullsise mund te kete vetem nje verdikt. Nje cunami ne favor te ndryshimit politik , me prejardhje nga qytetaret e thjeshte, ka filluar tashme. Ai fshin gjithcka gjen para. Sidomos ne maje.

Photo by ANDREI IONIȚĂ, copyright © Demotix (13/01/12).

Politologia Alina Mungiu-Pippidi shkroi kete [ro] ne Romania Curata, nje sit anti-korrupsionit:

[…] Ishte koha per protesta. Por kur aksioni kolektiv eshte spontan pa drejtues dhe planifikim rrezikojme te shikojme perseri cfare ndodhi ne Revulocionin e 1989-es – protesta e perligjshme qe vidhet, merr kthese dhe perdoret dhe te tjere qe perfitojne nga ajo pa ndryshuar realisht gje ne thelb.

Traian Basesku meriton cfare po ndodh. Duke tejkaluar kuadrin kushtetues me qellim qe te godiste nje zoteri te suksesshem ne implementimin e nje reforme – Raed Arafat- ne emer te nje reforme te ardhshme per te cilen deri dhe Banka Boterore, FMN -ja dhe eksperte rumune kishin dyshime, duke treguar te njejten sindrome te mosdeshtimit qe na kujton Causheshkun, ai eliminoi te vetmin ruajtes qe mund te kete nje kryetar shteti. Dhe ky ruajtes eshte ligji dhe ligjshmeria e dhene nga vullneti i mire. Asnje nuk eshte i padeshtueshem, secili mund te beje gabime, por te pakten duhet te jete i afte te deshmoje vullnetin e mire.

[…]

Pas kesaj jave, shoqeria civile ka formuar nje kundershtim te qarte dhe fuqia e perhapja territoriale e saj jane rritur papritmas. Ceshtja eshte si te mund te institucionalizohet kjo opozite ne menyre qe te perdoret per te pasur zgjedhje te drejta.[…], dhe pas zgjedhjeve per ta perdorur ate per te kontrolluar ata qe kane pushtetin. […]

Photo by GEORGECALIN, copyright © Demotix (16/01/12).

Gazetari Radu Lungu i pergjigjet [ro] pyetjes qe shume bejne ne keto dite – ” Pse kemi dale ne rruge ne?”:

Sepse ajo qe po ndodh ne shoqerine tone eshte pune e jona. Sepse ne ndjeme me te vertete qe nuk po jetonim me ne nje vend te lire. Si te gjithe te rinjte qe mbajne mend pak nga ditet komuniste apo nuk ishin akoma te lindur, ne gjithashtu u manipuluam nga media dhe klasa politike. Na u tha qe ajo c'po ndodh ne shoqeri nuk eshte pune e jona, qe personat e arsimuar nuk perzihen me qyetaret e thjeshte. Qe ne nuk kemi problemet e tyre, qe ne vendin tone asgje behet mire dhe se kjo eshte gjendja e gjerave. Qe t'i kundervihesh statuskuose eshte ne te njejten kohe te jesh i papjekur, i paarsimuar. Qe ne do ikim nga ky vend per te shkuar jashte dhe do clirohemi nga ky vend i pamundur. […] Ne deshem te shihnim cfare po ndodhte , per kete dolem ne rruge me kamerat tona – fatkeqesisht nuk morem me vete edhe kepucet e vrapimit por pamja revulocionare merret ndersa ecet perpara.

Radu Lungu tregon cfare ka pare e perjetuar ne rruget e qendres se Bukureshtit:

Ne nje moment protestuesit dolen nga rruga. Policet formuan nje linje dhe bllokuan grupin e personave brenda duke i shtyre ata mbrapa ne trotuar. Shume njerez qe vinin nga nje nate jashte ne Qytetin e Vjeter ose qe qendronin perpara kioskave te zones u kapen dhe u mbajten nga policet. Kishte ndonje me ca djathe ne cante qe perpiqej t'i shpjegonte policise qe e kishte blere ate per vete dhe jo per qellime dhune. Qytetaret deshen tu paraqisnin leternjoftimet policeve, por ata nuk ua dhane kete te drejte.[…] Ata vazhduan te qendronin me justifikimin ” tashme s'mund te iknin” pa marre ndonje shpjegim. Njerezit kerkonin vazhdimisht te identifikoheshin ne vend, sipas ligjit 550 te Kodit Penal. Fatkeqesisht turma dhe policet munden te zgjidhnin kete mospajtim legjislativ vetem ne zyrat e policise. […] Policet ne komisariat, akoma, nuk shfaqnin ton agresiv. Shume police thjeshte na thonin se ndodheshim ne vendin e gabuar ne kohe te gabuar. Me mire te qendronim te qete, firmosnim ca letra, shkrepnim ca foto e pastaj te kteheheshim ne shtepi. Dua te perfundoj raportimin tim me nje apel per qetesi dhe mosperdorim dhune. Personalisht do perpiqem te bind sa me shume njerez te vijne me kopjet e Ligjeve 550 e 60 per tua dhene policeve ne Sheshin e Universitetit.Ne fillim une mendova te coja kopje te te gjithe Kodit Penal, por nese ne do kishim leket per kaq shume aksesore intelektuale, me shume gjasa nuk do dilnim me ne rruge.

Photo by ALEXANDRU DOBRE, copyright © Demotix (15/01/12).

Me 17 Janar duke ndjekur kerkesat e presidentit Basesku, Raed Arafat u rikthye ne pozicionin e zevendes sekretarit te shtetit ne Ministrine e Shendetsise dhe koordinatorit te sistemit te urgjences mjekesore. Gazetari Radu Tudor e sheh kete gjest si ” pranimin zyrtar qe Basesku mund te mundet”:

Pasi poshteroi publikisht Raed Arafatin dhe detyroi ate te terhiqej, ne kete dite Basesku vdiq politikisht. Por vala e madhe e pakenaqesise eshte tashme ne levizje. Basesku eshte i trembur qe [ opozita] eshte duke marre kontrollin e kesaj pakenaqesie dhe kjo eshte ne fakt mbeshtetja e ripunesimit te Raed Arafat. Jo respekti per te, as mirenjohja per vleren e tij, por frika qe opozita do perfitoje nga indinjimi kombetar i treguar ne ditet e fundit ne dhjetera qytete te Rumanise. Ripunesimi i Raed Arafatit nuk rikthen uljet e rrogave, punes, nuk ndalon rritjen e cmimeve, nuk ul TVSH, nuk cliron miliona njerez te varfer nga shqetesimet kolosale te krijuara nga ky regjim politik. Ripunesimi i Raed Afaratit eshte fitorja e idese qe Basesku dhe banda e tij mund te humbin. […]

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.