- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Epokë e re në politikën çeke pasi Petr Pavel fitoi zgjedhjet presidenciale

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Republika Çeke, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja, Zgjedhjet

Kopertina e së përjavshmes së pavarur çeke Respekt [1] nga data 16-22 janar, ku shfaqet në të majtë Petr Pavel dhe në të djathtë Andrej Babiš, dy kandidatët e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale. Foto nga Filip Noubel, e përdorur me leje.

Republika Çeke zgjodhi kreun e ri të shtetit, gjeneralin Petr Pavel, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan më 27-28 janar. Ky rezultat ka të ngjarë të forcojë lidhjet e Pragës me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Ukrainën.

Pas raundit të parë të votimeve më 13 dhe 14 janar, ku tetë kandidatë – përfshirë vetëm një grua [2] – konkurruan për presidencën, asnjë kandidat i vetëm nuk siguroi mbi 50 për qind të votave. Kështu, dy kandidatët kryesorë kishin të drejtën e balotazhit. Këta ishin gjenerali Petr Pavel, një ish-zyrtar i lartë i NATO-s dhe Andrej Babiš, një ish-kryeministër dhe biznesmen.

Rezultati i balotazhit ishte i pasigurt: gjatë raundit të parë, ndërsa Pavel siguroi 35,4 për qind [3], Babiš ishte jashtëzakonisht afër me 34,9 për qind. Megjithatë, Pavel fitoi me një diferencë të madhe në raundin e dytë, 58.3 përqind [4], ndërsa rivali i tij mbeti nën 41.7 përqind. Me shumë mundësi, Pavel ka përfituar nga votat e kandidaties së tretë të raundit të parë, Danuše Nerudová. [5]

Pavel [6] është një fillestar në politikën çeke: ai është një ushtarak karriere, pasi është ngritur në gradat e gjeneralit dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura çeke. Ai gjithashtu punoi për shumë vite në NATO, ku u bë kryetar i Komitetit Ushtarak nga viti 2015 deri në 2018, një pozicion që e ekspozoi dhe i krijoi lidhje globale. Pikëpamjet e tij politike konsiderohen si demokratike, properëndimore dhe paksa konservatore.

61-vjeçari, më 9 mars do të marrë detyrën e presidentit për një periudhë pesëvjeçare.

Fundi i karrierës politike të Babishit?

Andrej Babiš [7]është i fuqishëm në politikën çeke, pasi ka shërbyer si kryeministër nga viti 2017 deri në vitin 2021, ndër të tjera. Përveç pushtetit të tij politik, ai është gjithashtu një biznesmen i njohur, që zotëron segmente të mëdha të ekonomisë çeke dhe medias [8]. Por mjegullimi i dy karrierave të tij ka çuar gjithashtu në akuza për konflikt interesi [9] dhe përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian në të kaluarën.

Duke u pozicionuar si një populist pranë njerëzve [10] dhe duke u fokusuar në rajonet rurale dhe ekonomikisht të pafavorizuara të vendit, ai gjithashtu deklaroi se nuk do të dërgonte ushtarë [11] çekë për të luftuar jashtë vendit në rast të një sulmi rus në Evropën Lindore dhe Qendrore. Siç tregojnë hartat elektorale, baza e tij kryesore mbështetëse mbetet në veriperëndim dhe verilindje [4], dy rajone dikur industriale që kanë varfëri dhe papunësi të theksuar.

Ai pranoi humbjen në deklaratën e 28 janarit duke nënvizuar se mbi dy milionë çekë votuan për të dhe partinë e tij ANO [12] – Akce nespokojených občanů, e përkthyer: “veprim nga qytetarët e pakënaqur”, që gjithashtu tingëllon si fjala “ano”, që do të thotë “po” në çekisht. Ai u kërkoi mbështetësve të tij që tani të fokusohen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. ANO mbetet forca udhëheqëse [13] në parlament, me 72 nga 200 vende, por mbetet për t'u parë nëse partia do ta mbajë ende Babishin si lider pas një disfate të tillë.

Ndiqni drejtpërdrejt konferencën për shtyp

Një axhendë e vështirë për Pavel

Ndërsa roli i presidentit është simbolik dhe i kufizuar sipas kushtetutës çeke [16], Pavel mund të luajë një rol me ndikim si presidenti i katërt i një vendi që doli në 1993 nga ish Çekosllovakia. Ai ka thënë qartë se është frymëzuar nga presidenti i fundit i Çekosllovakisë dhe presidenti i parë i Republikës Çeke, Václav Havel [17], të cilin e citon shpesh, si në këtë postim [18] në Facebook:

Václav Havel mě jmenoval generálem a poctil vůbec první medailí ČR Za hrdinství. Byl to prezident, který vždy naslouchal druhým. Včera jsem si připomněl jeho slova: Naděje není to přesvědčení, že něco dobře dopadne, ale jistota, že má něco smysl – bez ohledu na to, jak to dopadne.

Václav Havel më emëroi gjeneral dhe më nderoi me Medaljen e parë për Heroizëm të Republikës Çeke. Ai ishte një president që i dëgjonte gjithmonë të tjerët. Dje m'u kujtuan fjalët e tij: Shpresa nuk është besimi se gjërat do të shkojnë mirë, por siguria se gjërat kanë një kuptim – pavarësisht se si do të shkojnë gjithçka.

Në të njëjtën kohë, Pavel distancohet qartë dhe shpesh nga presidenti aktual Miloš Zeman [19]. Ndoshta një nga imazhet më të kundërta të të dyve është ky postim në Twitter, ku Pavel shihet duke u marrë me sporte ekstreme, ndërsa Zeman njihet për varësinë e tij nga alkooli [20].

Ju lutem shkoni dhe votoni – është vetëm një kërcim larg

Sfida kryesore është polarizimi i shoqërisë çeke, e cila është e ndarë jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht. Hendeku i të ardhurave midis Pragës dhe Brnos, qyteti i dytë më i madh dhe pjesës tjetër të vendit, shpjegon pjesërisht suksesin e retorikës populiste të Babiš-it. Siç tregon ky artikull [23] nga iDnes, një nga të përditshmet elektronike më me ndikim:

Polovina lidí v Česku bere měsíčně méně než 29 tisíc Kč čistého. […] Největší rozdíl mezi Prahou a zbytkem republiky je v nejvyšší platové kategorii. V Praze vydělávají ti nejlépe placení v průměru přes 70 tisíc Kč měsíčně.

Gjysma e njerëzve në Republikën Çeke fitojnë më pak se 29,000 CZK [1,323$] neto në muaj. […] Dallimi më i madh midis Pragës dhe pjesës tjetër të vendit është në kategorinë e pagave më të larta. Në Pragë, më të paguarit fitojnë mesatarisht mbi 70,000 CZK  [3,194$] në muaj.

fjalimin e tij të parë [24] më 28 janar, duke komentuar fitoren, Pavel këmbënguli se i gjithë vendi duhet të bëhet bashkë për të mbështetur vlerat e demokracisë. Ai tha:

Vyhrály hodnoty jako pravda, důstojnost, respekt a pokora. […] Musíme společně přesvědčit všechny občany této země, že návrat k těmto hodnotám a návrat normální smysluplné komunikace nám výrazně pomůže zlepšit kvalitu života v této zemi.

Fituan vlera të tilla si e vërteta, dinjiteti, respekti dhe përulësia. […] Së bashku, duhet të bindim të gjithë qytetarët e këtij vendi se kthimi në këto vlera dhe kthimi në komunikim normal dhe kuptimplotë do të na ndihmojë shumë të përmirësojmë cilësinë e jetës në këtë vend.

Një burim tjetër i ndarjes së thellë është pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe pasojat e tij: rritja e kostos së energjisë, rreshtimi i Pragës me NATO-n për çështjet ushtarake, kriza diplomatike [25] me Moskën, ardhja e afro gjysmë milioni refugjatësh ukrainas [26] që nga 24 shkurti 2022, kur filloi pushtimi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Pavel në llogarinë e tij në Twitter:

Unë e përgëzoj sinqerisht @general_pavel për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet presidenciale të Republikës Çeke. Unë e vlerësoj mbështetjen tuaj për Ukrainën dhe luftën tonë kundër agresionit rus. Mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë personal për të mirën e popujve të Ukrainës dhe Republikës Çeke dhe në interes të një Evrope të bashkuar.

Një çështje tjetër ndarëse është barazia e martesës për personat LGBTQ+, një çështje që presidenti Zeman e ka kundërshtuar ashpër [29] dhe për të cilën presidenti çek ka të drejtën e vetos nëse nuk është dakord me parlamentin. Në fushatën e tij, Pavel foli në favor të barazisë martesore [30], ndryshe nga kandidatët e tjerë dhe anëtarët aktualë të qeverisë çeke [31].

Një nga surprizat e para që nga shpallja e rezultateve ishte vizita spontane në selinë e Pavelit në Pragë nga presidentja sllovake Zuzana Čaputová [32], një shenjë se fqinjët po vërejnë një ndryshim rrënjësor në politikën çeke:

Presidentja sllovake @ZuzanaCaputova sapo ka mbërritur te shtabi i @general_pavel