Kinezët në qytetin e izoluar: “Pekini e ka braktisur Wuhanin”

Fotografi nga Twitter në të cilën një grua mban pankartën 中央政府 放弃 武汉 了 吗? (“A e ka braktisur qeveria qendrore kineze Wuhanin?” Fotografia e përdorur me leje nga ky postim.

Qyteti Wuhan në Kinën qendrore, është vendosur në karantinë nga qeveria kineze më 23 janar 2020 në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (2019-nCoV). Virusi i ri besohet ta ketë pikënisjen në dhjetor 2019 në një treg të Wuhanit. Tani, mbi 11 milion banorë janë në gjendje shoku dhe paniku, duke pasur parasysh mungesën e përgjigjes së duhur mjekësore dhe informacionit të besueshëm.

Sipas informacioneve më të fundit nga autoritetet kineze, tani ka 2034 raste të konfirmuara të infektimit dhe 56 të vdekur brenda territorit të Kinës, për periudhën 8 dhjetori 2019 deri më 26 janar të vitit 2020.

Shumica e pacientëve të infektuar janë ose banorë të Wuhan ose njerëz që vizituan qytetin kohët e fundit. Sidoqoftë, shifra zyrtare mund të mos pasqyrojë gjithë realitetin pasi mbartësit e caktuar të viruseve nuk shfaqin simptoma serioze dhe institucionet mjekësore nuk kanë aftësinë për të trajtuar pacientë të infektuar ose ndoshta të infektuar.

Ka pasur një numër vlerësimesh mbi shifrën aktuale të personave të infektuar që përdorin një model transmetimi të epidemisë. Një ekip mjekësor ndërkombëtar vlerësoi se numri i banorëve të infektuar në Wuhan mund të ishte më shumë se 11341 deri më 21 janar, ndërsa potencialisht mund të arrinte në 191529 deri më 4 shkurt të vitit 2020.

Aktualisht, koronavirusi vdekjeprurës është përhapur në Kinë, përveç Tibetit, pasi një numër i madh i punëtorëve migrantë dhe studentëve nga Wuhan kanë udhëtuar përsëri në provincat e tyre që nga fillimi i janarit për bashkimin me familjen për Vitin e Ri Hënor më 25 janar.

Për të ndalur përhapjen e epidemisë, pushteti qendror vendosi të fusë qytetin në karantinë më 23 janar – aeroporti, stacionet e trenave dhe transporti publik u mbyllën. Të nesërmen, 11 qytete të tjera në provincën Hubei u shtuan në zonën e karantinës.

Qeveria tha se s'kishte të infektuar të rinj nga 5-15 janar

Qytetarët në Wuhan janë të tronditur, pasi vetëm disa ditë më parë, autoritetet u kishin thënë atyre se virusi mund të mbahej nën kontroll, duke pasur parasysh se nuk kishte asnjë tregues të transmetimit nga njeriu në njeri.

Gazetari nga Wuhan, Chu Chaoxin riformuloi afatin kohor që nga 31 dhjetori 2019, kur u aktivizua sistemi i alarmit të epidemive dhe zbuloi se midis 5 janarit dhe 15 janarit, autoritetet shëndetësore të Wuhan nuk kishin njoftuar ndonjë infeksion të konfirmuar rishtaz. Numri i rasteve të konfirmuara mbeti në 59. Periudha përkoi me mbledhjen vjetore të qeverisë, të njohur si Lianghui ose Dy Sesionet, në qytetin Wuhan dhe provincën Hubei:

武汉市的两会期间无新增病例,死的一例公布时间恰好是武汉两会闭幕之后。湖北省的两会期间,也无新增病例,无死亡病例,只有治愈出院的。省里的两会闭幕当日,新增17例,但消息是18日公布的。

Asnjë rast i konfirmuar rishtazi gjatë Dy Sesioneve të Wuhan. Rasti i parë i vdekjes u njoftua pas mbylljes. Asnjë rast i konfirmuar rishtazi për të vdekur gjatë Dy Sesioneve në Hubei. U raportua vetëm për rastet e lëshuara nga spitalet. Ndërsa Dy Sesionet provinciale përfunduan me 18 janar, autoriteti shëndetësor njoftoi se kishte 17 raste të konfirmuara rishtazi.

Edhe më shqetësues është fakti që zyrtarët nuk i kanë ndalur festimet e fundvitit. Më 18 janar, një komunitet rezidencial në Wuhan organizoi një banket të fundvitit për 40000 familje (rreth 130000 individë). Më 21 janar, shfaqja kulturore e fundvitit të Hubeit në Sallën Wuhan Hongshan u ndoq gjithashtu nga zyrtarë të lartë të provincës.

Të ndjehesh i braktisur 

Deri më 23 janar, kishte 886 raste të konfirmuara dhe 26 të vdekur në të gjithë Kinën, pasi papritmas u njoftua izolimi i Wuhanit. Banorët e qytetit u përfshinë nga paniku e vrapuan për ushqim, ilaçe dhe maska – dhe disa u përpoqën të shpëtonin nga karantina. Shumë kanë kritikuar vendimin e papritur, si ky qytetar që la Wuhanin para izolimit dhe shkroi:

我不知道政府是昏庸无能还是准备放弃这个省,我宁愿是前者。

因政府失职造成的封城及交通封锁,最起码政府得提供免费口罩,社区消毒,大折扣的食物补给,及医护人员上下班免费班车,病患免费就医通道……且应该在封城前就布属好。这些是一个政府承认过失的基本诚意。然而,什么都没有,只有冰冷的公文…

Nuk e di nëse qeveria është thjesht e paaftë të trajtojë situatën apo ata janë përgatitur të braktisin tërë krahinën. Shpresoj për të parën. Qeveria duhet të jetë përgjegjëse për izolimin dhe së paku duhet të shpërndajë maska falas, të sigurojë furnizime ushqimore, dezinfektimin e zonave të banuara, transportin për punonjësit mjekësorë dhe trajtimin e të sëmurëve për t'u shtruar në spital … ata duhet të ishin përgatitur për të gjitha këto para njoftimit. Këto janë masa themelore të një qeverie të përgjegjshme. Sidoqoftë, nuk kishte asgjë, vetëm një njoftim zyrtar.

Si rezultat, të gjitha spitalet patën fluks pacientësh me simptoma të koronavirusit. Pjesës dërrmuese iu kërkua të izolohen në shtëpi, pasi nuk ka punonjës mjekësorë dhe pajisje për të pranuar më shumë pacientë.

Në mediat sociale, mesazhet për njerëzit që kërkojnë ndihmë për pranimin në spital në Wuhan kanë vazhduar të qarkullojnë. Megjithatë, shumë spitale duket se nuk kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse për të mbrojtur punonjësit mjekësorë nga infeksioni. Një video që tregon një punonjës mjekësor nervoz në një spital në Wuhan u bë virale në internet:

E ndaj këtë video në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se si ndiheshin punonjësit e mjekësorë në Wuhan dhe të tregonin më shumë respekt për punën e tyre. Ka kaq shumë qarkullim mesazhesh në WeChat, saqë unë nuk po e mbaj. Por dua të theksoj se nëse i kemi shpërfillur të gjitha problemet e shkaktuara nga një qeveri e paaftë, një ditë të gjithë do të bëhemi viktima.

Jennifer Zeng, një gazetare e pavarur ripostoi historinë e një dëshmitari okular në Wuhan:

Një ish reporter nga Southern Weekend: edhe pse kisha raportuar për epideminë SARS 17 vjet më parë dhe gjurmova përhapjen e gripit të shpendëve nga Sichuan në Guangxi në Hanoi në Vietnam 16 vjet më parë, unë jam i tmerruar nga situata në Wuhan. Më 24 janar, shumë spitale në Wuhan u përballën me një mungesë serioze të punonjësve mjekësorë dhe furnizimeve. Askush nuk u kujdes për kufomat. Shkalla e epidemisë, mungesa e furnizimeve mjekësore dhe reagimi kaotik – të gjitha këto janë gjëra që nuk mund t’i kisha imagjinuar kurrë.

Një nga arsyet kryesore të panikut është fakti që disa individë që mund të jenë paguar nga qeveria ose shprehur mendimin e tyre, janë duke patrulluar në platformat e mediave sociale, duke akuzuar ata që kërkojnë ndihmë ose shprehin zhgënjimin e tyre për përhapjen e thashethemeve që krijojnë telashe. Disa përdorues interneti gjithashtu filluan të shqetësohen se autoritetet mund të ndërpresin internetin në Wuhan si pjesë e bllokimit:

Po kërkoj ndihmë! Nëse Wuhan ka aksesin e tij të mbyllur në internet, si mund ta arrijmë pjesën tjetër të botës? Ju lutem më jepni disa sugjerime. Ju lutem, ju lutem!

Më 25 janar, ditën e parë të Vitit të Ri Hënor, presidenti kinez Xi Jinping përfundimisht theu heshtjen e tij në lidhje me përhapjen e koronavirusit të ri duke pranuar se ai po përshpejtohet dhe se vendi është në një situatë të rëndë.

Në të njëjtën ditë, Pekini vendosi 450 anëtarë të stafit mjekësor ushtarak në Wuhan për të ndihmuar. Autoritetet gjithashtu kanë ndaluar të gjitha makinat private në qytet duke filluar nga 26 janari dhe filluan ndërtimin e dy spitaleve të reja në Wuhan brenda 10 ditësh për të siguruar hapësirën për 2300 pacientë shtesë.

Sidoqoftë, pasi virusi është përhapur në të gjithë vendin, qytetet më të zhvilluara, të nivelit të dytë, veçanërisht ato në provincën Hubei, mund të përballen me shpërthime të ngjashme, siç paralajmëron ky përdorues interneti:

Ju lutemi kushtojini vëmendje qyteteve në periferi të Wuhan. Situata në rajonet e tjera të Hubeit nuk është optimiste. Tani e gjithë bota po vëzhgon Wuhan, mos harroni se janë qytete të tjera, ju lutemi shpëtojini ato …

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.