- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Azi Jugore: Festimi i fëmijës së 7-miliardë

Kategoritë: Azia Jugore, Bangladeshi, India, Sri Lanka, Gratë e çështjet gjinore, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve

Më 31 tetor 2011, bota e përshëndeti lindjen e foshnjës me emrin Oishi [1]. Lindja e saj në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, mbante një porosi të veçantë – ajo është fëmija i 7 miliardë i botës.

Editor.net shkruan [2]:

Fëmija i 7 miliardë në botë është këtu në Daka. Prindërit e lumtur të foshnjes janë Mohsin Hosain dhe Tonni Hosain. Ata shpresonin që fëmija i tyre i tretë të jetë djalë. Dhe ky fëmijë i tretë është (simbolikisht) fëmija i 7 miliardë i botës.

Vajza e bukur u lind në ora 12:01 pas mesnate, në orët e hershme, në Spitalin për maternitet dhe mbrojtje të fëmijëve në lagjen Azimpur të Dakës.

Është e vështirë të identifikohet saktë se cila është foshnja e 7 miliardë, prandaj organizohet një fetim simbolik nëpër botë. UNFPA e zgjodhi që Oishi ta ketë nderin në Bangladesh.

Ueb-faqja shton:

Kjo lindje u festua publikisht – me ëmbëlsirë dhe qirinj. Spitali ishte i mbushur me njerëz të cilët u mblodhën t'i hudhin një sy fëmijës. I sponsoruar nga programi për veprim 7 miliardë, ky program ishte një ngjarje publike.

Posha Pakhi në blogun grupor Somewhereinblog.net e publikoi lajmin me një postim me titull “Fëmija i 7 miliardë u lind në Daka [3]“. Postimi tërhoqi shumë komente:

Journo [4] tha:

Mirëseardhje për fëmijën e 7 miliardë nga Bangladeshi. Të shpresojmë se ajo do të jetojë si një njeri i ndritur.

Mithapur [5] i dëshiroi fëmijës çdo të mirë dhe e vuri në pikëpyetje arsyeshmërinë e zgjedhjes së saj, duke u tallur:

Një pyetje: Si e llogaritën se ajo është fëmija i 7 miliardë?

Nëse do të shkruante -

7 miliardë fëmijë (në vend të fëmija i 7 miliardë) janë lindur në Daka

Mund të ndodhë një ditë, apo jo?

Atiq [6] nuk mund të bëjë dallim në mes të 7 miliardë dhe 7 miliarë e një:

Nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë rreth numrave 7 miliardë dhe 7 miliardë e një. Pse gjithë ky diskutim i madh rreth kësaj? Për çdo ditë lind dikush me numrin e tij.

Lutjet e mia shkojnë për secilin prej tyre.

  1. Edhe pse bota është e gëzuar për lindjen e Oishit, lindja e saj nuk i gëzoi shumë prindërit e saj. Sepse Oishi është vajzë. Prindërit e saj kësaj radhe dëshironin djalë [7] (dy fëmijët e tyre të parë janë vajza).
Sri lankan mother Danushika Perera cuddling her newly born baby [8]

Nëna nga Shri Lanka, Danushika Perera, duke e përkëdhelur foshnjën e saj të posalindur. Fotografia nga Rohan Karunarathne. Të drejtat i mban Demotix (31/10/2011)

Jo vetëm në Bangladesh, festime të ngjashme pati edhe në shumë vende të botës. [9] Në Shri Lankë, UNFPA e festoi lindjen e Muthumanit, vajzës së Ishara Madushanka dhe Danushika Dilani Perera. [10]

Ngjashëm, në Indi, Plan International e festoi lindjen e Nargisit [11] si fëmija i 7 miliardë i botës.

LiveIndia.Com [12] raporton:

Në Laknau, kryeqytetin e shtetit Uttarpradesh në Indi, vazja me emrin Nargis ishte fëmija i shtatë miliardë simbolik, që lindi në orët e hershme të ditës së hënë. Ajo u emërtua Nargis.

Edhe pse numri në rritje i popullatës në botë shihet si ftesë për zgjim për botën, Muthumani, Oishi dhe Nargisi, na japin porosinë se fëmijët vajza nuk duhet të lihen pas dore në të ardhmen.