Azi Jugore: Festimi i fëmijës së 7-miliardë

Më 31 tetor 2011, bota e përshëndeti lindjen e foshnjës me emrin Oishi. Lindja e saj në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, mbante një porosi të veçantë – ajo është fëmija i 7 miliardë i botës.

Editor.net shkruan:

Fëmija i 7 miliardë në botë është këtu në Daka. Prindërit e lumtur të foshnjes janë Mohsin Hosain dhe Tonni Hosain. Ata shpresonin që fëmija i tyre i tretë të jetë djalë. Dhe ky fëmijë i tretë është (simbolikisht) fëmija i 7 miliardë i botës.

Vajza e bukur u lind në ora 12:01 pas mesnate, në orët e hershme, në Spitalin për maternitet dhe mbrojtje të fëmijëve në lagjen Azimpur të Dakës.

Është e vështirë të identifikohet saktë se cila është foshnja e 7 miliardë, prandaj organizohet një fetim simbolik nëpër botë. UNFPA e zgjodhi që Oishi ta ketë nderin në Bangladesh.

Ueb-faqja shton:

Kjo lindje u festua publikisht – me ëmbëlsirë dhe qirinj. Spitali ishte i mbushur me njerëz të cilët u mblodhën t'i hudhin një sy fëmijës. I sponsoruar nga programi për veprim 7 miliardë, ky program ishte një ngjarje publike.

Posha Pakhi në blogun grupor Somewhereinblog.net e publikoi lajmin me një postim me titull “Fëmija i 7 miliardë u lind në Daka“. Postimi tërhoqi shumë komente:

Journo tha:

Mirëseardhje për fëmijën e 7 miliardë nga Bangladeshi. Të shpresojmë se ajo do të jetojë si një njeri i ndritur.

Mithapur i dëshiroi fëmijës çdo të mirë dhe e vuri në pikëpyetje arsyeshmërinë e zgjedhjes së saj, duke u tallur:

Një pyetje: Si e llogaritën se ajo është fëmija i 7 miliardë?

Nëse do të shkruante -

7 miliardë fëmijë (në vend të fëmija i 7 miliardë) janë lindur në Daka

Mund të ndodhë një ditë, apo jo?

Atiq nuk mund të bëjë dallim në mes të 7 miliardë dhe 7 miliarë e një:

Nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë rreth numrave 7 miliardë dhe 7 miliardë e një. Pse gjithë ky diskutim i madh rreth kësaj? Për çdo ditë lind dikush me numrin e tij.

Lutjet e mia shkojnë për secilin prej tyre.

  1. Edhe pse bota është e gëzuar për lindjen e Oishit, lindja e saj nuk i gëzoi shumë prindërit e saj. Sepse Oishi është vajzë. Prindërit e saj kësaj radhe dëshironin djalë (dy fëmijët e tyre të parë janë vajza).
Sri lankan mother Danushika Perera cuddling her newly born baby

Nëna nga Shri Lanka, Danushika Perera, duke e përkëdhelur foshnjën e saj të posalindur. Fotografia nga Rohan Karunarathne. Të drejtat i mban Demotix (31/10/2011)

Jo vetëm në Bangladesh, festime të ngjashme pati edhe në shumë vende të botës. Në Shri Lankë, UNFPA e festoi lindjen e Muthumanit, vajzës së Ishara Madushanka dhe Danushika Dilani Perera.

Ngjashëm, në Indi, Plan International e festoi lindjen e Nargisit si fëmija i 7 miliardë i botës.

LiveIndia.Com raporton:

Në Laknau, kryeqytetin e shtetit Uttarpradesh në Indi, vazja me emrin Nargis ishte fëmija i shtatë miliardë simbolik, që lindi në orët e hershme të ditës së hënë. Ajo u emërtua Nargis.

Edhe pse numri në rritje i popullatës në botë shihet si ftesë për zgjim për botën, Muthumani, Oishi dhe Nargisi, na japin porosinë se fëmijët vajza nuk duhet të lihen pas dore në të ardhmen.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.