- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Çështja e dëmshpërblimeve për Karaibet: Pjesa e parë

Kategoritë: Karaibet, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbadosi, Belize, Dominika, Grenada, Guyana, Haiti, Montserrat, Saint Lucia, St. Vincent & the Grenadines, St.Kitts & Nevis, Surinami, Trinidad & Tobago, Xhamajka, Aktivizmi dixhital, Arsimi, Ekonomi e Biznes, Historia, Kombësia e Raca, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Mjedisi, Politika, Të drejtat e njeriut, Zhvillimi
Pamje nga ekrani i transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook të "Çështjës për dëmshpërblime" të Bocas Lit Fest, një bisedë me Z.Hilary Beckles (djathtas), kryesuar nga Andy Knight (majtas), e cila u zhvillua në 11 Tetor 2020. [1]

Pamje nga ekrani i transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook të “Çështjës për dëmshpërblime” të Bocas Lit Fest, një bisedë me Z.Hilary Beckles (djathtas), kryesuar nga Andy Knight (majtas), e cila u zhvillua në 11 Tetor 2020.

Ky është artikulli i parë në një seri që thekson çështjen e dëmshpërblimeve të skllavërisë në Karaibe. Ai bazohet rreth çështjeve të diskutuara në ngjarjen e drejtpërdrejtë të NCG Bocas Lit Fest, “Çështja për Dëmshpërblime” , [1] e cila paraqiti një bisedë të thelluar me Z.Hilary Beckles, kryetar i Komisionit të Dëmshpërblimeve CARICOM.

Më 12 tetor 1492, Christopher Columbus ndryshoi përgjithmonë trajektoren e “Botës së Re” duke mbjellë farërat e kolonizimit: shekuj më vonë, rajoni ende lufton me efektet e mëdha të dobësimit të pushtimit dhe akteve të dhunës të papërshkrueshme, përfshirë gjenocidin dhe skllavërinë. Për të tërhequr vëmendjen ndaj çështjes, Komisioni i Dëmshpërblimeve CARICOM, kryesuar nga Profesor Z.Hilary Beckles [2], një akademik dhe historian, i cili është gjithashtu zëvendës-kancelar i Universitetit të Indive Perëndimore, vendosi të përkujtojë këtë datë si Dita Ndërkombëtare e Reparacioneve.

Të Dielën, 11 Tetor, NGC Bocas Lit Fest transmetoi drejtpërdrejt [1] një bisedë me Z.Hilary mbi temën si pjesë e kalendarit të saj të ngjarjeve në internet që festonte 10 vjetorin e festivalit vjetor letrar. Me titull, “Çështja e dëmshpërblimeve”, ajo grumbulloi mijëra pamje nga i gjithë rajoni.

Duke e quajtur kolonizimin “një nga fenomenet që ka prishur më shumë njerëzimin duke lënë, një përshtypje të thellë dhe të qëndrueshme në të gjitha kontinentet”, komisioni nxorri përfundimet e tij [3] për të provuar se efektet e këtij sistemi çnjerëzor shkojnë përtej atyre psikologjike, duke përfshirë pasojat ekonomike, kulturore, demografike, politike dhe ekologjike:

Kur bëhet një gabim, ai duhet të rregullohet. Nëse e pranoni që kolonizimi ka qenë një burim i krimeve masive kundër njerëzimit, atëherë dëmshpërblimet janë të ligjshme. Nëse i refuzoni këto dëmshpërblime, atëherë ju mohoni natyrën kriminale të këtyre krimeve koloniale.

Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë me ngulm dëmshpërblime, ndaj kjo kërkesë është e panegociueshme.

Deri më tani ka pasur disa suksese, më e rëndësishmja është nënshkrimi [4] i një marrëveshjeje historike me vlerë 20 milion paund britanik apo 26,130,000 dollarë për dëmshpërblimet e skllavërisë midis Universitetit të Indive Perëndimore dhe Universitetit të Glasgow-it më 2019. Sidoqoftë, Komisioni beson se duhet bërë më shumë.

Përveç planit të saj të veprimit me 10 pika, ai po avokon [5] për një samit të niveleve të larta të Karaibeve [6] që ka për qëllim kthimin e faljeve në veprim që mund të paralajmërojë një kthesë zhvillimi për rajonin.

Në këtë pjesë të serisë, Global Voices hedh një vështrim se si trashëgimia e skllavërisë bëri të mundur vrasjen e George Floyd [7] dhe pse kolonizimi në Karaibe është një proces i vazhdueshëm.

Momenti i ’George Floyd’

Vëmendja ndërkombëtare që po i kushtohet lëvizjes Black Lives Matter [8] i ka ofruar Karaibeve [9] një mundësi për të tërhequr vëmendjen për nevojën e dëmshpërblimeve.

Andy Knight, i cili intervistoi Z.Hilary në transmetim të drejtpërdrejtë, vuri në dukje se u desh “linçimi i shekullit të 21-të, të një burri 46-vjeçar […] i shfaqur në televizion për t'u parë nga e gjithë bota, për të ndezur më në fund atë ndjenjën e indinjatës globale” ndërsa Floyd lutej për jetën e tij. Fjalët e tij të fundit qenë, ‘nuk po mund të marr frymë’, që atëherë janë bërë simbolike të mbytjes së mundësive” që njerëzit me ngjyrë në të gjithë botën është dashur të durojnë për më shumë se 400 vjet”.

Z.Hilary bëri lidhjen midis George Floyd dhe trashëgimisë së skllavërisë duke iu referuar një pike kyçe në librin e tij, “Shoqëria e Parë e Skllevërve me Ngjyrë, “Koha e Barbarisë” e Britanisë në Barbados, përgjatë viteve 1636-1876, e cila u botua nga Universiteti i West Indies Press më 2016. Ishte momenti në të cilin ai thotë se Jetët me Ngjyrë kanë rëndësi vetëm në lidhje me një paradigmë ekonomike: në vitin 1636, kolonizuesit britanikë të Barbados kaluan legjislacionin i njohur si ‘Kodi i Skllevërve Barbados [10]‘ që shënoi formulimin e parë të nocionit të Njerëzve me Ngjyrë si pronë.

Ky kod më pas u përhap në të gjithë rajonin dhe në Shtetet e Bashkuara si “modeli për plantacionin Amerikë” – një kornizë në të cilën njerëzit me ngjyrë u perceptuan si të vlefshëm vetëm si mjete për akumulimin ekstrem të pasurisë. Mënyra brutale në të cilën George Floyd vdiq 384 vjet më vonë, sipas Z.Hilary, është një pikturë grafike e pasojave të këtij kodi, duke nënvizuar se sa e lehtë është të shpërndahet Jeta me ngjyrë si një spektakël dhe shfaqje e fuqisë.

Barbados: Një ‘vend kryesor për eksperimente me epërsinë e bardhë’

Ndërsa shumica e Karaibeve u rezistuan përpjekjeve të Evropianëve për pushtim, në Barbados [11], Britanikët hasën në një ishull të braktisur. Spanjollët dhe Portugezët që kishin ardhur më parë [1] kishin marrë banorët vendas për të punuar në Meksikë dhe Brazil. Ata që arrinin t'i shmangeshin kapjes u larguan në ishujt kodrinor ku kishin më shumë mundësi të fshiheshin, gjë që i la kolonizuesit britanikë një vend ku ata mund të krijonin një shoqëri të bazuar në skllavëri,  [12]një model që konsiderohet nga klasa e investitorëve [13] të jetë “në interesin kombëtar”. Çdo disident që kundërshtonte skllavërinë për arsye morale u la mënjanë [14].

Kur erdhi emancipimi [15] në vitin 1834, Britania e cila tashmë ishte shndërruar në një fuqi globale konkurruese në kurrizin e skllevërve, e ndërroi rrëfimin duke thënë se skllavëria nuk ishte më në interesin kombëtar. Z.Hilary thotë që në këtë pikë, qëndrimi i qeverisë britanike ishte se nuk do të ishte palë në shkatërrimin e një kulture shoqërore dhe ekonomike që ajo kishte krijuar.

Duke klasifikuar 600,000 Afrikanë të skllavëruar si pronë, Britania ishte në gjendje të kompensojë pronarët e skllevërve në shumën prej 20 milion £ [US $26,130, 000] në para të gatshme, me £25 million të tjera[US $32,662,500] për t'u paguar me punë nga skllevërit vetë, të cilët u detyruan të punojnë falas [16] edhe për disa vite për të financuar emancipimin e tyre. Z.Hilary thotë që, modeli i Epërsisë së Bardhë, “rrotullon rrëfimin dhe shtyp të vërtetën”.

“Drejtësia riparuese ka të bëjë me zhvillimin”

Për të ndihmuar në ekuilibrimin e anëve, Komisioni i Dëmshpërblimeve CARICOM po propozon një  samit dëmshpërblimesh [17] midis Karaibeve dhe Europës, për të përfshirë universitete dhe grupe të shoqërisë civile, që synon të ndezë diskutime serioze për të nderuar atë borxh dhe për të hartuar një plan zhvillimi për Karaibet.

Dhuna e kolonizimit nuk është një proces i paplotë. Karaibet janë ende [18] një hapesirë e kolonizuar [19], prandaj komisioni planifikon të apelojë te Komiteti i Posaçëm për Dekolonizim [20] i Kombeve të Bashkuara për të vazhduar punën që filloi në vitet '60-të. Kolonizimi, sipas fjalëve të Z.Hilary, është “histori bashkëkohore” dhe Britania duhet pra, “të kthehet në tryezë”.

Pjesa tjetër e kësaj serie flet për nënzhvillimin e Karaibeve dhe mënyrat në të cilat Britania mund të fillojë të shlyejë borxhin e saj të papaguar ndaj rajonit.