- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Maqedoni: Ligjet e reja do të ndikojnë negativisht mbi trashëgiminë kulturore

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Art e Kulturë, Historia, Ligji, Media e qytetarëve, Politika, Qeverisja

Ligjet e reja në Maqedoni do të kenë ndikim negativ mbi trashëgiminë kulturore të vendit. Vasillka Dimitrovska, e cila reagoi [1] [maqedonisht] nëpërmjet blogut prestigjioz Ditari arkeologjik, në lidhje me miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar [2] [anglisht], nga një perspektivë profesionale:

Shteti e miratoi propozim-ligjin për trajtim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme [3] [maqedonisht], të njohur si Ligji për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, në ç'mënyrë, me gjasë, do t'ia japë goditjen më të fuqishme trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë. Është e njohur se numri më i madh i lokaliteteve arkeologjike gjenden në mjedise rurale, por ka një numër të konsiderueshëm edhe në mjedise urbane – nëpër qytete. Në shumicën e këtyre lokaliteteve janë bërë ndërtime të paligjshme, të cilat përgjithmonë i kanë shkatërruar disa qytete antike. Sipas Kartës arkeologjike të RM-së (Vëllimi 2, botuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë [4], në vitin 1995) vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka të regjistruara mbi 150 lokalitete arkeologjike. Këto zona përputhen me disa tumore të njohura mirë të ndërtimeve të paligjshme në [fshatrat/lagjet] Vollkovë, Zllokuqan, Pripor…

Kjo veçanërisht ka të bëjë me qytetin romak të Skupit, mbi të cilin gjenden vilat e elitës së pasur në Zllokuqan, të cilat janë përhapur në gjithë ato 40 hektarë, në të cilat ka qenë e shtrirë historia që u takon qytetarëve të Maqedonisë dhe mbarë botës.

Dëshiroja të shkruaj një artikull më të gjatë për këtë temë, por nuk ka nevojë për të shkruar më tepër. Me legalizimin e ndërtimeve të paligjshme që gjenden rreth ose në vetë lokalitetin e caktuar arkeologjik, do të humbim një pjesë të madhe të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë, duke i përfshirë edhe disa qytete të mëdha nga e kaluara si Skupi, Heraklea [5] [maqedonisht], Lihnidos dhe shumë të tjera. Kjo qeveri ka investuar shuma të mëdha të parave për gërmime arkeologjike, nga të cilat, pas gjithë këtyre viteve, nuk pamë asnjë publikim. Tani, ajo është në rrugë të mirë që me Ligjin për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme të shkatërrojë gjithçka që ka investuar deri tani në arkeologji.

Roman tombstones and sarcophagi from Scupi in front of Skopje City Museum [6]

Gurë varresh romake dhe sarkofagë nga Skupi të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe ndotjes ajrore, para Muzeut të Qytetit të Shkupit. Fotografia: Filip Stojanovski, e publikur nën licencën Creative Commons-thekso burimin.

 

Si arkeologe, zonja Dimitrovska deklaroi se ajo duhet të kujdeset për trashëgiminë e gjithmbarshme kulturore që i takon gjithë botës, pa marrë parasysh se cilës periudhë i takon. Sipas saj, hapi i parë duhe të jetë ndryshimi dhe zbatimi i Ligjit pët trashëgimi kulturore.

Një lexues i quajtur Aleksandar komentoi në lidhje me këtë postim:

Është e qartë se ata që e kanë përgatitur ligjin nuk janë konsultuar me askë, që është një problem i vjetër dhe i njohur në Maqedoni. Nga kabineti nuk mund të shihet shumë… Është keq për ta thënë, por kur populli nuk u shqetësua për shumë çështje të tjera të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi jetën e tij, për këtë as që do të bëjë zë. Dhe përsëri kthehemi te problemi i arsimit, e kështu me radhë, sillemi në rreth…

Para do kohësh, Global Voices shkroi për ankesat e një bloguesi tjetër, i cili kundërshtoi [7] [anglisht] ndërtimin e ndërtesave të reja shtetërore mbi një, me gjasë, lokalitet arkeologjik, në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë.

Me ligjin e ri për trajtim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, shteti i fton pronarët e tyre që t'i legalizojnë ndërtimet e paligjshme me çmim prej 1 euro për metër katror. Si zakonisht, qeveria filloi edhe me një fushatë të shtrenjtë reklame për popullarizimin e ligjit, me anë të video-klipeve që emitohen në stacionet televizive të afërta me pushtetin. Kjo përpjekje për plotësimin e buxhetit të zbrazur shtetëror prezantohet si një mënyrë që klasat më të ulëta urbane [8] [maqedonisht] dhe rurale [9] [maqedonisht], që kanë ndërtuar shtëpi pa leje ose pa dokumente, të fitojnë pronësi të vërtetë. Njëkohësisht u shërben edhe njerëzve të fuqishëm lokalë që kanë ndërtuar vila në zona që janë formalisht të mbrojtura, siç janë parqet nacionale dhe të ngjashme.

[10]

Guri i varrit të Vitalis-it, oficer kalorësie i Romës antike, para Muzeut të Qytetit të Shkupit. Fotografia: Filip Stojanovski, e publikur nën licencën Creative Commons-thekso burimin.

Për rritjen e përfitimeve kulturore, në vazhdim janë dhënë disa informata për lokalitetet arkeologjike në Maqedoni që janë përmendur në këtë tekst, me linke deri te artikujt përkatës në Wikipedia: