Maqedoni: Ligjet e reja do të ndikojnë negativisht mbi trashëgiminë kulturore

Ligjet e reja në Maqedoni do të kenë ndikim negativ mbi trashëgiminë kulturore të vendit. Vasillka Dimitrovska, e cila reagoi [maqedonisht] nëpërmjet blogut prestigjioz Ditari arkeologjik, në lidhje me miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar [anglisht], nga një perspektivë profesionale:

Shteti e miratoi propozim-ligjin për trajtim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme [maqedonisht], të njohur si Ligji për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme, në ç'mënyrë, me gjasë, do t'ia japë goditjen më të fuqishme trashëgimisë kulturore në Republikën e Maqedonisë. Është e njohur se numri më i madh i lokaliteteve arkeologjike gjenden në mjedise rurale, por ka një numër të konsiderueshëm edhe në mjedise urbane – nëpër qytete. Në shumicën e këtyre lokaliteteve janë bërë ndërtime të paligjshme, të cilat përgjithmonë i kanë shkatërruar disa qytete antike. Sipas Kartës arkeologjike të RM-së (Vëllimi 2, botuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, në vitin 1995) vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka të regjistruara mbi 150 lokalitete arkeologjike. Këto zona përputhen me disa tumore të njohura mirë të ndërtimeve të paligjshme në [fshatrat/lagjet] Vollkovë, Zllokuqan, Pripor…

Kjo veçanërisht ka të bëjë me qytetin romak të Skupit, mbi të cilin gjenden vilat e elitës së pasur në Zllokuqan, të cilat janë përhapur në gjithë ato 40 hektarë, në të cilat ka qenë e shtrirë historia që u takon qytetarëve të Maqedonisë dhe mbarë botës.

Dëshiroja të shkruaj një artikull më të gjatë për këtë temë, por nuk ka nevojë për të shkruar më tepër. Me legalizimin e ndërtimeve të paligjshme që gjenden rreth ose në vetë lokalitetin e caktuar arkeologjik, do të humbim një pjesë të madhe të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë, duke i përfshirë edhe disa qytete të mëdha nga e kaluara si Skupi, Heraklea [maqedonisht], Lihnidos dhe shumë të tjera. Kjo qeveri ka investuar shuma të mëdha të parave për gërmime arkeologjike, nga të cilat, pas gjithë këtyre viteve, nuk pamë asnjë publikim. Tani, ajo është në rrugë të mirë që me Ligjin për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme të shkatërrojë gjithçka që ka investuar deri tani në arkeologji.

Roman tombstones and sarcophagi from Scupi in front of Skopje City Museum

Gurë varresh romake dhe sarkofagë nga Skupi të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike dhe ndotjes ajrore, para Muzeut të Qytetit të Shkupit. Fotografia: Filip Stojanovski, e publikur nën licencën Creative Commons-thekso burimin.

 

Si arkeologe, zonja Dimitrovska deklaroi se ajo duhet të kujdeset për trashëgiminë e gjithmbarshme kulturore që i takon gjithë botës, pa marrë parasysh se cilës periudhë i takon. Sipas saj, hapi i parë duhe të jetë ndryshimi dhe zbatimi i Ligjit pët trashëgimi kulturore.

Një lexues i quajtur Aleksandar komentoi në lidhje me këtë postim:

Është e qartë se ata që e kanë përgatitur ligjin nuk janë konsultuar me askë, që është një problem i vjetër dhe i njohur në Maqedoni. Nga kabineti nuk mund të shihet shumë… Është keq për ta thënë, por kur populli nuk u shqetësua për shumë çështje të tjera të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi jetën e tij, për këtë as që do të bëjë zë. Dhe përsëri kthehemi te problemi i arsimit, e kështu me radhë, sillemi në rreth…

Para do kohësh, Global Voices shkroi për ankesat e një bloguesi tjetër, i cili kundërshtoi [anglisht] ndërtimin e ndërtesave të reja shtetërore mbi një, me gjasë, lokalitet arkeologjik, në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë.

Me ligjin e ri për trajtim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, shteti i fton pronarët e tyre që t'i legalizojnë ndërtimet e paligjshme me çmim prej 1 euro për metër katror. Si zakonisht, qeveria filloi edhe me një fushatë të shtrenjtë reklame për popullarizimin e ligjit, me anë të video-klipeve që emitohen në stacionet televizive të afërta me pushtetin. Kjo përpjekje për plotësimin e buxhetit të zbrazur shtetëror prezantohet si një mënyrë që klasat më të ulëta urbane [maqedonisht] dhe rurale [maqedonisht], që kanë ndërtuar shtëpi pa leje ose pa dokumente, të fitojnë pronësi të vërtetë. Njëkohësisht u shërben edhe njerëzve të fuqishëm lokalë që kanë ndërtuar vila në zona që janë formalisht të mbrojtura, siç janë parqet nacionale dhe të ngjashme.

Guri i varrit të Vitalis-it, oficer kalorësie i Romës antike, para Muzeut të Qytetit të Shkupit. Fotografia: Filip Stojanovski, e publikur nën licencën Creative Commons-thekso burimin.

Për rritjen e përfitimeve kulturore, në vazhdim janë dhënë disa informata për lokalitetet arkeologjike në Maqedoni që janë përmendur në këtë tekst, me linke deri te artikujt përkatës në Wikipedia:

  • Skupi ka qenë paraardhësi romak i kryeqytetit aktual Shkupit. I themeluar si kamp ushtarak rreth vitit 168 p.e.s., është rritur në qytet i cili është shkatërruar në tërmetin e vitit 518 p.e.s. Popullata është zhvendosur disa kilometra më poshtë përreth lumit Vardar dhe kanë shfrytëzuar një pjesë të mermerit për ta ndërtuar Shkupin mesjetar, më saktë Kalanë – ku para do kohësh ndodhi një incident ndëretnik [anglisht]. Disa gurë varresh nga Skupi mund të shihen në Shkup, para Muzeut të Qytetit të Shkupit, ndërsa lokaliteti i vërtetë është afër rrugës për në Kosovë dhe nuk është i hapur për vizitorët.
  • Heraklea Linkestis është afër Manastirit, qytetit të dytë për nga madhësia në Maqedoni. I themeluar nga Mbreti Filipi II i Maqedonisë në shekullin 4 p.e.s., ky “qytet i Herkulit në tokën e rrëqebullit” përmban mbeturina të rëndësishme nga koha romake dhe koha e hershme bizantine, duke i përfshirë mozaikët e famshëm dhe teatrin. Para disa vitesh, qeveria e RM-së i zbukuroi shkallët e saja [maqedonisht] me disa skulptura romake nga ky vend.
  • Lihnidos është emri i vjetër antik i Ohrit. Kjo zonë e paprekur dhe e rëndësishme në aspekt strategjik, ka qenë e banuar në mënyrë të vazhdueshme me mijëra vite më parë, ndërsa është e njohur për nga arkitektura, ikonat dhe pasuritë e tjera të ruajtura, nga periudha mesjetare dhe osmane. Gërmimet e reja që janë bërë gjatë dy dekadave të fundit, zbuluan artefakte më të vjetra, si p.sh. amfiteatër (i cili shfrytëzohet përsëri për koncerte), dhe varre të luftëtarëve/gjeneralëve të supozuar të maqedonasve antikë (maska të arta dhe armë) dhe (stoli të sofistikuara) të grave fisnike.

1 koment

  • […] Lychnidos is the ancient Greek name of Ohrid. This pristine and strategically important area has been continuously inhabited for several thousand years, and is well-known for its preserved architecture, icons and other treasures from the medieval and Ottoman periods. New digs under this layer, made during the last two decades, also yielded artifacts from more ancient times, including an amphitheatre, which is again used for concerts; and graves of alleged Ancient Macedonian warriors/generals (golden masks & weaponry) and noblewomen (sophisticated jewelry). Written by Filip Stojanovski ————– The article is cited here and here. The post is available in fr, mk, mg, es and sq. […]

Shto komentin tënd

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.