- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Maqedoni: Qytetarët kërkojnë nga Agjencia informative shtetërore t'i japë fund manipulimit

Kategoritë: Amerika e Veriut, Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, SHBA, Aktivizmi dixhital, Liria e fjalës, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut

Nëpërmjet iniciativës së re kundër manipulimeve mediale të MIA-s [1], gjegjësisht Agjencisë informative të Maqedonisë [2] që është në pronësi shtetërore, disa aktivistë i nxisin qytetarët që ta shprehin pakënaqësinë e tyre duke dërguar e-mail deri te agjencia.

Sipas blogut, ky aksion ka qenë si rezultat i shembullit të fundit për spin të paturpshëm (mk [3]en [4]) kur korrespodenti i MIA-s e ka ndryshuar deklaratën e diplomatit amerikan Filip Riker [5] për dëshpërimin e tij nga liderët ballkanikë, që të duket kinse ajo ka të bëjë me opozitën maqedonase. Rikeri e ka demantuar këtë në një deklaratë [6] për portalin opozitar Libertas, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për liderët që janë në pushtet dhe që largohen nga demokracia. Portali Libertas thotë poashtu se as qeveria e as MIA nuk janë përgjigjur në kërkesën e tyre për ta komentuar këtë çështje.