- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Pse ilaçi kryesor për COVID-19, Paxlovid u hoq nga skema e sigurimit shëndetësor të Kinës?

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Politika, Shëndeti, COVID-19
[1]

Foto nga Flickr: Ministério da Saúde [1] (CC BY-NC-SA 2.0)

Kina vendosi [2] më 9 janar 2023 të mos përfshijë Paxlovid, një medikament efektiv për COVID-19, në listën e saj të ilaçeve të mbuluara nga skemat bazë të sigurimit shëndetësor. Masa do të ndalojë miliona njerëz të varfër të marrin Paxlovid pas përfundimit të marrëveshjes së përkohshme të sigurimit në fund të marsit 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë [3] më 22 prill 2022, duke rekomanduar fuqimisht ofruesit e kujdesit shëndetësor të përdorin Paxlovid për të trajtuar pacientët e infektuar me COVID-19. Madje e quajti ilaçin antiviral [3] një medikament “që shpëton jetën” dhe “zgjedhja më e mirë terapeutike për pacientët me rrezik të lartë deri më sot”.

Autoritetet kineze fajësuan prodhuesin e Paxlovid, Pfizer për çmimin e shtrenjtë [4], i cili aktualisht shkon në 1,890 juanë (afërsisht 280$) për kuti. Në SHBA, Pfizer shet Paxloviod për 530$ dhe për 700$ për kuti në Hong Kong dhe Tajvan. Kina ka përfituar nga zbritja prej 70 për qind për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Sipas burimeve të ndryshme të medias, Pfizer ishte i gatshëm të ulte çmimin në rreth 600 juanë [5] (më pak se 100 dollarë) gjatë procesit të negociatave. Megjithatë, Kina donte që çmimi të ishte rreth 200 juanë RMB (afërsisht 34 dollarë), që është i ngjashëm me çmimin e versionit gjenerik të Paxlovid të shitur në Indi dhe vende të tjera të varfra. Kina nuk klasifikohet [6] si një vend i varfër.

Në vend të Paxlovid, Kina përfshiu një ilaç antiviral vendor, Azvudine [7] dhe një metodë të mjekësisë tradicionale kineze Qingfei Paidu me Zierje [8] në skemën e saj të sigurimit shëndetësor për trajtimin e COVID-19. Efikasiteti i të dy ilaçeve nuk është vërtetuar pasi mungojnë të dhënat klinike.

Të pasurit dhe shtresa e mesme në Kinë do të mund ta marrin ilaçin antiviral. Pas skadimit të skemës së sigurimit të përkohshëm në mars, spitalet në qytetet e mëdha do të jenë ende në gjendje të lëshojnë Paxlovid për pacientët që mund ta paguajnë pa siguracion. Në fakt, aktualisht, ndërsa kërkesa rritet, të pasurit po paguajnë deri në 20,000 juanë [9] (afërsisht 3,000$) për një kuti Paxlovid për përdorim urgjent në shtëpi dhe versioni gjenerik shitet me rreth 2,000 juanë në tregun e zi. Megjithatë, të varfërit – veçanërisht ata në rajonet më pak të zhvilluara dhe rurale – nuk do të kenë akses në ilaçin e COVID-19.

Një vend i ndarë

Në mediat sociale kineze, pikëpamjet janë të ndara. Pasi marrëveshja e sigurimit shëndetësor u anulua, drejtuesit e propagandës fajësuan Pfizer për refuzimin e uljes së çmimit, siç pasqyrohet në postimin në Twitter të komentatorit kryesor të Global Times, të financuar nga shteti, Hu Xijin:

Bisedimet e Kinës për të përfshirë Paxlovid të Pfizer në listën e barnave të sigurimit kanë dështuar për shkak të çmimit të lartë. Çmimi i tij në Kinë ka ngjallur protesta publike. Është një akt për të përfituar nga vështirësitë e të tjerëve dhe është përgjegjësi morale e Pfizer të ulë çmimin e eksporteve në Kinë

Në të njëjtën kohë, shumë artikuj u shfaqën në internet duke kritikuar Pfizer për fitime të mëdha nga vaksinat dhe Paxlovid. Ekziston gjithashtu një mori teorish konspirative të pabazuara pas këtyre postimeve, duke përfshirë pretendimet se virusi është bërë artificialisht në SHBA. Këtu është një pretendim tipik  [11]në temën e komenteve të një artikulli të shpërndarë gjerësisht që kritikon çmimin e Pfizer:

病毒就是辉瑞跟着研发的,他当然赚钱,要不他咋开发的这么快?

Virusi u zhvillua rreth Pfizer-it, kjo është arsyeja pse ka një fitim kaq të madh dhe mund të zhvillojë [vaksinën dhe ilaçin] kaq shpejt…

Përveç teorive të konspiracionit, reagimet patriotike që shprehin mbështetje për ilaçet e prodhuara në Kinë dhe ato tradicionale kineze janë parë shpesh, si ky koment [12] i bashkangjitur një artikulli tjetër që pyet Pfizer:

相信辉瑞不如相信中药!

Më mirë do të besoja në ilaçet tradicionale kineze sesa te Pfizer.

Në të njëjtën kohë, shumë ishin të zemëruar me vendimin e heqjes nga lista. Një postim viral që qarkullon në WeChat kritikon [13] narrativën e çmimeve:

昨天的医保谈判新闻大家都看了吧,把我给笑死。就好比牛肉太贵了买不起,就去买了一堆牛粪。

Lajmi për sigurimet shëndetësore më bëri të qesh dje. Është sikur nuk mund të përballosh të blesh mish viçi dhe të vendosësh të blesh jashtëqitjen e lopës.

Autori i postimit viral gjithashtu gërmon në të dhënat publike dhe tregon se si vendi shpenzoi fondin e sigurimit shëndetësor – shumicën e tij në programin agresiv, të panevojshëm mbarëkombëtar të testit PCR [14]:

2021年医保累计结余3.6万亿,当年医保收入2.88万亿,支出2.4万亿,结余4400亿。…买它一亿盒,一盒500美元,也花不了几百亿,结余完全可以覆盖。今年前十个月仅仅核酸检测的相关费用,就已达1.7万亿人民币了。

Bilanci i akumuluar i fondit të sigurimit shëndetësor në vitin 2021 ishte 3.6 trilion juanë. Të ardhurat vjetore ishin 2,88 trilion dhe shpenzimet ishin 2,4 trilion, me një tepricë prej 440 miliardë… Edhe nëse do të paguanim 500 dollarë për një kuti Paxlovid, teprica do të ishte më se e mjaftueshme për të mbuluar 1 miliard kuti. Në vitin 2022, brenda dhjetë muajve të parë, paratë e shpenzuara për testet PCR ishin më shumë se 1.7 trilion.

Disa ishin të frustruar nga shtimi i teorive konspirative nacionaliste që qarkullonin në mediat sociale:

有一些人说让辉瑞滚出中国的,说不买美国药,建立对立关系的,这些人的心是得有多麻木不仁,才能说出这样的话,为了钱,为了那些人的蛋糕,你们就这样的草菅人命吗,人家研制出能救命的药,可你就是研制不出来啊,所以就开始搞破坏,搞口嗨,搞内卷,那是一条条人命啊

Disa i kërkuan Pfizer të largohej nga Kina, duke thënë se Kina nuk mund të përballonte ilaçin amerikan. Ata vazhduan të antagonizonin marrëdhëniet [SHBA dhe Kinë]. Si mund të thonë gjëra të tilla njerëzit me ndërgjegje? Si munden ata të shkatërrojnë jetën njerëzore kështu? Për para? Për nxitjen që ofruan ata njerëz? Ky është një ilaç që shpëton jetën, i zhvilluar përmes një kërkimi të fuqishëm. Ju nuk mund të gjeni një ilaç efektiv dhe për këtë arsye ju e sabotoni atë me biseda “gjaknxehta” dhe përkrahni “involucionin” [qarkullimin e brendshëm ekonomik]. Jeta e njeriut është në rrezik këtu!

Në Twitter, disidentët kinezë po spekulojnë për arsyet e mundshme pas heqjes së Paxlovid nga Kina. Cheng Yizhong, një gazetar i njohur kinez, tha:

Logjika e politikës së Partisë Komuniste Kineze [PKK] është shumë e thjeshtë. Në fazën fillestare të pandemisë COVID-19, PKK dëshironte të mbështeste vaksinat e saj dhe t'i kthente ato në një shtyllë të ekonomisë së vendit. Pavarësisht se kush paguan për vaksinat, paratë qarkullonin brenda dhe ishte një situatë fituese [vendi tregoi fuqinë e tij dhe prodhuesit e vaksinave morën fitimin dhe u rritën]; nëse Pfizer hyn në tregun kinez, pavarësisht nëse mbulohet nga sigurimet apo nga xhepat e pacientit, kompania e huaj merr fitimin, Kina humbet fytyrën dhe paratë.

Me një ton tallës, Chen Xiaoping, një prezantues nga Zëri i Amerikës i financuar nga shteti amerikan, bëri disa supozime në Twitter në lidhje me marrëveshjen e sigurimit shëndetësor:

Këtu janë disa nga supozimet e mia të ashpra mbi marrëveshjen e dështuar të sigurimeve midis qeverisë kineze dhe Pfizer: 1. Kina me të vërtetë nuk mund të përballojë të blejë pa uljen e paarsyeshme të çmimit. 2. vendi mund të fajësojë SHBA-në për popullin kinez që po vdes [pasi Pfizer refuzoi të ulë çmimin]. 3. Amerika nuk mund të marrë meritën për shpëtimin e jetëve në Kinë. 4. paratë e vendit duhet të kanalizohen në kompanitë kineze. Cila është më e mundura?