See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Greqi: Protestë mbi transportimin e armëve në Izrael

Me luftën e cila ka marr vrull në Gaza, informatat nga lajmet që u shfaqën në fillim të këtij muaji për dërgimin jashtëzakonisht të madh të armëve nga Shtetet e Bashkuara për në Izrael nëpërmjet të limanit privat grek Astakos shkaktuan zhurmë edhe në mes të bllogerëve grek. Ata kanë shfrytëzuar Tviter të hetojnë në lidhje me rastin dhe të bëjnë presion ndaj qeverisë për ta ndaluar transferimin.

Shpërndarja e municioneve ishte ndërprerë, menjëherë pasi që qeveria greke u sulmua nga partitë opozitare dhe Amnesti International bëri thirrje për embargo të armëve.

Në fillim, burime zyrtare kundërshtuan nga agjencia e lajmeve ndërkombëtare Rojters nga 9 Janari. Por, ajo ishte zbuluar nga ana e shfrytëzuesve të Tviter dhe e hetuar që kur Indy.gr – një degë ë grupit Indymedia Athenssiguroi përkthim të artikullit në greqisht.

Ishte paraqitur ideja që të organizohet embargo në liman dhe pastaj kjo plotësisht ishte transmetuar në Tviter:

itsomp: http://is.gd/f8Wa A mundet ne të organizojmë embargo në Limanin Astakos? Vetëm në anijet amerikane dhe izraelite…

Disa transmetuan kërkesa direkt deri te Ministri grek i punëve të jashtme, ueb ekipi i të cilit udhëheq me akauntet e Tviter:

magicasland: @Dora_Bakoyannis τι γίνεται με το φορτίο του Αστακού; Δε θέλουμε εμπλοκή της Ελλάδας στο μακελειό της Γάζας

Dora Bakojanis, çka ndodh me anijet transportuese në Astakos? Ne nuk duam që Greqia të ngatërrohet me masakrat në Gaza.

Duke e ndërpre praktikën e mëparshme, që të mos bisedojnë nëpërmjet të Tviter, ekipi i Ministrit u përgjigj drejtë për së drejti:

Dora_Bakoyannis: @olrandir, @asteris, @gtzi, @magicasland, Απάντηση ΝΜ και για Αστακό, http://tinyurl.com/9ts6xw

… përgjigje për Astakos, http://tinyurl.com/9ts6xw

Linku dërgon deri te deklarata oficiale e Ministrit, ku qëndron se transportimi i armëve përmes Astakos ose limaneve tjera greke “nuk është pyetje” dhe në mënyrë të paqartë i mohon burimet gazetareske për të kundërtën.

Megjithatë, bllogeri Odysseas deri atëherë e kishte vendosur kërkesën për ngarkim në ueb faqen federale të SHBA-ve:

Στην παρακατω παραπομπη θα βρειτε το σημα που εξεδωσε το Αμερικανικο ναυτικο για μεταφορα πολεμικου υλικου απο το λιμανι του Αστακου στο Αστοντ του Ισραηλ. Το φορτιο υπαρχει ηδη και περιμενει αναδοχο μεταφορεα.

linkun vijues mundeni të gjeni të dhëna nga marina në SHBA në lidhje më anijen transportuese të municionit nga limani Astakos deri në Ashdod, Izrael. Ngarkesa ekziston dhe pritet kontraktues për transport

Kështu shfrytëzuesit e Tviter vazhduan me presionin, pavarësisht nga mospranimi zyrtar:

magicasland: @Dora_Bakoyannis και η αμερικάνικη σελίδα που αναφερει το φορτιο τι είναι τότε;

Dora Bakojanis, atëherë, çka është me ueb faqen (kërkesën) për transport?

Ditën vijuese, mediat për shtyp lajmëruan se transporti nëpërmjet të rrugës me anije ishte pezulluar. Ky lajm, gjithashtu, ishte paraqitur shpejtë:

myrto_fenek: Αναβλήθηκε, λόγω των συγκρούσεων στη Γάζα, η αποστολή πολεμοφοδίων μέσω του Αστακού

Transferimi për municion përmes Astakos ishte anuluar për shkak të konfliktit në Gaza!

Bllogeri magicasland.com përmbledh rezultatet:

Σημερινή δημοσίευση του ΑΠΕ αναφέρει ότι αναβλήθηκε η μεταφορά του φορτίου των 325 κοντέινερ με πολεμοφοδία από τον Αστακό στο λιμάνι Ασντοντ [..] Το μόνο σίγουρο είναι πως το φορτίο θα μεταφερθεί κάποια στιγμή. Αρκεί όμως να μη μεταφερθεί τώρα και από εδώ.

Në buletinin APE [agjenci lajmesh greke] sot përmendën që transferimi i 325 konteinerave të municioneve me anije nga Astakos deri te limani Ashdod ishte anuluar. [..]. Sigurisht që mjeti transportues do të dërgohet ndonjëherë; vetëm të mos jetë tani dhe prej këtu.

Bllogeri coolplatanos kërkonte edhe më tej, duke zbuluar edhe një kërkesë shtesë për dërgim të armëve me anije, duke përsëritur se kërkesa origjinale është pezulluar:

έχει υπάρξει και προγενέστερη προκήρυξη ναύλωσης με ημερομηνία ανάθεσης της σύμβασης την 6η Δεκεμβρίου του 2008 (πρώτη δημοσίευση μάλλον στις 4 Δεκεμβρίου) πάλι από το αμερικάνικο πολεμικό ναυτικό. Αυτή η ναύλωση αφορά και πάλι πυρομαχικά και μεγαλύτερο όγκο φορτίου, αφού ζητείται πλοίο ελάχιστης χωρητικότητας 989 TEU’s[..]

Πάντως σήμερα 13 Ιανουαρίου και ώρα 9:05 am (Αμερικής φαντάζομαι) υπάρχει ενημέρωση στη σελίδα του μειοδοτικού διαγωνισμού για τη ναύλωση του πλοίου που αφορούσε τα 325 κοντέινερ και η ένδειξη ότι “ακυρώθηκε προς το παρόν”.

Τις παραπάνω ναυλώσεις τις έψαξα μέσω google αυτοσχεδιάζοντας [..]

… gjithashtu kishte lutje të mëhershme me datë nga 6 dhjetor 2008, (për  herë të parë e paraqitur me 4 dhjetor), përsëri nga ana e marinës së SHBA-ve. Kjo është edhe një kërkesë për municion, këtë herë për sasi më të madhe, përderisa është kërkuar anije më kapacitet minimal prej 989 TEU. Për çdo rast sot me datë 13 Janar [09:00 EST], faqja me kërkesën për anije me peshë 325 TEU është rishfaqur si “e anuluar për tani”.

Unë i shikova kërkesat e lartpërmendura duke improvizuar me kërkesë nga Google

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.