- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Aktivistët e ‘AMAN’-it mbledhin 10.000 nënshkrimet e nevojshme për ndryshimin e Ligjit për energjetikë

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Maqedonia e Veriut, Ekonomi e Biznes, Ligji, Liria e fjalës, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Të drejtat e njeriut

Aktivistët e iniciativës qytetare АMAN [1] e vazhdojnë luftën e tyre për ligj më të mirë për energjetikë [2] [en [3], mg [4], fr [5], es [6]], përkundër presioneve dhe infiltrimeve. Në nëntor, “persona të panjohur” i kanë penguar ata të flasin me kryeministrin Gruevski [7] në një “takim të hapur me qytetarët e komunës Qendër të Shkupit”. Sa i përket fushatës aktuale për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshime ligjore (afati për këtë gjë është 31 janari) ata e publikuan këtë njoftim [7]:

Edhe përkundër asaj se janë mbledhur 10.000 nënshkrimet e nevojshme, iniciativa për mbledhjen e nënshkrimeve të të gjithë atyre që i përkrahin kërkesat tona vazhdon. Këtë e bëjmë për shkak se derisa KSHZ-ja t'i rregullojë detajet teknike për mbylljen e procedurës, neve na konvenon që sa më shumë qytetarë, nëpërmjet nëshkrimit të tyre ta mbështesin këtë iniciativë. Në ditën kur do të dorëzohen nënshkrimet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kjo do të thotë se të gjithë ata qytetarë kanë ardhur para Kuvendit të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre t'i votojnë propozim-ndryshimet në Ligjin për energjetikë: të ketë tarifë të lirë të detyrueshme ditore treorëshë të rrymës elektrike dhe të mos ketë detyrim ligjor për ata që do të çkyçen nga sistemi i ngrohjes që të paguajnë ndonjë kompensim të caktuar.