- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Grevë e gazetarëve në Kinë – rast i rrallë i kundërshtimit të censurës

Kategoritë: Azia Lindore, Kina, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve

6 janari i vitit 2013 do të mbahet mend në historinë e gazetarisë kineze si dita kur gazeta e njohur “Uikendi jugor”, e cila një herë e ka udhëhequr valën e reformave mediale në Kinë, është gjendur në një situatë të pamëshirë.

Rreth orës 21:30 mikroblogu zyrtar i gazetës në rrjetin social “Sina Weibo” [1] (në kinezisht) publikoi një deklaratë me titull “Deri te lexuesit”, ku demantoi se departamenti për propagandë që është kompetent për atë provincë ka pasur ndonjë rol në censurimin dhe redaktimin e paradokohshëm të editorialit të saj të Vitit të Ri [2] (në anglisht).

Një orë më vonë, një pjesë e madhe e redaksisë shpalli grevë dhe u distancua nga deklarata “Deri te lexuesit”, nëpërmjet një deklarate të përbashkët [3] (në kinezisht) nëpërmjet profilit për mikroblog në 163.com, duke deklaruar se mikroblogu zyrtar është marrë me forcë.

Shumë intelektualë publikë dhe gazetarë me ndikim i ndërruan fotografitë e tyre në “Sina Weibo” në versionin bardh e zi të “Uikendit jugor”.

Një grup studentësh kinezë të gazetarisë japin përkrahje për “Uikendin Jugor”. Fotografia është marrë nga inmediahk.net, për përdorim jokomercial.

Brendia e incidentit

Ditën e ardhshme, redaksia e “Ukiendit jugor” (anglisht, Southern Weekend) publikoi një postim të gjatë në formë të mikroblogut  [4]në 163.com, duke sqaruar se si ka ardhur deri te deklarata “Deri te lexuesit”. Në fillim, udhëheqësia e “Uikendit Jugor” dhe personeli kanë pasur qëndrim të njëjtë dhe janë marrë vesh që të bëjnë një hulumtim të hollësishëm të revizionit të shkrimit. Mirëpo, nën presion të Ministrisë për propagandë të provincës Guangdong, Wang Genghui, zëvendës redaktori i Nanfang Media (pronë e të cilës është “Uikendi jugor” dhe Huang Can, anëtar i këshillit redaktues të grupit dhe u.d. kryeredaktor i “Uikendit Jugor”, kanë kërkuar nga redaksia të publikojnë deklaratë “Deri te lexuesit” ku janë shtrembëruar faktet. Wu Wei (@风端 [5]), personi përgjegjës për blogun zyrtar të “Uikendit jugor”, ka refuzuar ta bëjë këtë, por nën presion e ka dorëzuar profilin dhe fjalëkalimin dhe në mikroblogun e tij personal ka publikuar se nga ai moment ai nuk mban përgjegjësi për përmbajtjet që do të publikohen në mikroblogun zyrtar (njoftimi i tij më vonë është fshirë).

Kundërshtimi i rrallë

Kina është shumë e njohur për censurën e gazetarisë. Shumica e gazetarëve në Kinë nuk kanë zgjedhje tjetër përveç që ta durojnë censurën gjatë karrierës së tyre. Ky incident, nga ana tjetër, çoi deri te një kundërshtim i rrallë dhe i hapur ndaj censurës që vjen nga lartë dhe deri te thirrje për përkrahje kolektive nga intelektualët publikë. Kjo jo vetëm që tregon se sa kredibilitet dhe dukshmëri ka pasur “Uikendi jugor” te publiku, por edhe i nxjerr në pah raportet e reja të fuqisë ndërmjet pushtetit dhe publikut, nën ndikimin e mediumeve të reja.

@五岳散人 një shfrytëzues me ndikim i mikroblogut Sina, shkroi:

@五岳散人 [6]:事件发展至今,明显可以看出已然犯了众怒,而且事情有越演越烈之势,不能釜底抽薪、只会扬汤止沸、最终引火烧身。这就是问题所在:所有狗屁倒灶的行为必须维护而不能切割,切割就证明错了,错了就会被追问,追问就会追到执政手法的根子上。

@五岳散人 [6]: Është e qartë se ky incident e tërboi publikun dhe ky rast do të fitojë në intensitet gjithnjë e më shumë. Nëse qeveria nuk mund ta zgjidhë problemin, në fund do ta djegë vetëveten. Në vend që ta bllokojë zërin e publikut, qeveria duhe të lejojë që ai të përhapet. Nëse do të ketë censurë, kjo do të thotë se qeveria bën gjëra të gabueshme dhe pastaj ajo do të ballafaqoheet me pyetje sa i përket problemeve që kanë të bëjnë me qeverisjen e saj.

Në fakt, shkrimtarët, dramaturgët dhe regjisorët janë në rolin e pengjeve kur bëhet fjalë për censurën në Kinë. Bloguesi dhe shkrimtari i njohur, Hanhan, në blogun e tij (në kinezisht)  [7]përshkruan një skenar të përditshëm me të cilin ballfaqohen artistët në Kinë (post ky i shkruar pas fshirjes së dy profileve të tij në platforma për mikrobologim):

“你可以有那些所谓的自由,因为他们有惩罚你的自由。无论是文学,新闻,影视,你都要花相当的精力用于得到他们的许可。哪怕你想讲讲规则,他们也不明确告诉你规则是什么,以便让每个人都或多或少是违反“规则”的。想要符合他们的规则,只有变成他们。我们自审互审,诚惶诚恐,战战兢兢,不停揣摩。”
“Përderisa ju gëzoheni me të ashtuquajturën liri, ata e gëzojnë lirinë që t'ju dënojnë. Nuk është me rëndësi se a punoni në letërsi, gazetari, film ose televizion – në të gjitha rastet duhet të bëni përpjekje të mëdha që të merrni leje prej tyre. Nuk ka rregulla të definuara që në fillim të cilat duhet të ndiqen, kështu që do të ndodhë që ta shkelni ndonjë rregull [të cilat vendosen në mënyrë arbitrare]. Në esencë, duhet të bëheni njëri prej tyre dhe t'i ndiqni ato rregulla të ndryshueshme. Prandaj, vetë e censurojmë punën tonë dhe punën e kolegëve tanë, përderisa përpiqemi të kuptojmë se cilat janë ato rregulla, ne jemi të kujdesshëm dhe të frikësuar.“

Për dallim nga redaksia e “Uikendit jugor”, shumë të tjerë nuk duan ta komprometojnë pozitën e tyre dhe t'i bashkangjiten kundërshtimit. Zëvendës kryeredaktori i magazinit “Populli” (anglisht People) e shkroi këtë në mikroblogun e tij:

@林天宏 [8]: 这些年,我们这些人,被毙稿,被封口,被噤声,然后开始习惯,开始妥协,开始自我安慰,开始熟悉那些明里暗里的边界和尺度,开始自我审查,就好像温水里煮 着的青蛙。。。我们走得太远了,好像都忘记了当初为什么选择这个行当。为什么要守护Nz同仁?要我就一句话,人生短短数十载,怎能忘掉初心?
@林天宏 [8]: Gjatë gjithë këtyre viteve, u mësuam me faktin se propozim-tekstet tona do të shkatërrohen dhe se zërat tonë do të censurohen. Filluam të bëjmë kompromise dhe ta mashtrojmë vetëveten. E kuptuam se cilat ishin kufizimet e dyfishta dhe filluam me vetëcensurimin. Tanimë nuk kemi entuziazëm për profesionin tonë. Jemi larguar shumë për ta kuptuar se pse e zgjodhëm këtë karrierë. Pse duhet ta përkrahim redaksinë e “Uikendit jugor”? Vetëm një fjali: jeta është e shkurtër, si mund ta harrojmë përkushtimin tonë fillestar [që e zgjodhëm profesionin e gazetarit]?