- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Kosovë: Gjashtë sulme kundër gazetarëve në dhjetor pas përshkallëzimit të tensioneve

Kategoritë: Europa Lindore e Qendrore, Kosova, Serbia, Censura, Liria e fjalës, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut, GV Advocacy
[1]

Bllokadë në veri të Kosovës, dhjetor 2022. Foto [2] e Meta.mk, e përdorur me leje. 

Ky artikull bazohet në një raportimin e anëtarit të IFEX [3] EFJ [4].

Më 2 janar, Federata Ndërkombëtare dhe Evropiane e Gazetarëve (IFJ-EFJ) ngriti alarmin [4] për kërcënimet në rritje ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias që raportojnë për tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nga veriu i Kosovës dhe iu bashkua degës së saj Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë [5] (AJK) duke kërkuar nga autoritetet kompetente, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), KFOR dhe policinë, që të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e gazetarëve që raportojnë në terren.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë përshkallëzuar kohët e fundit, veçanërisht në qytetin e ndarë të Mitrovicës [6], me Beogradin (Serbi) që akuzon Prishtinën (Kosovë) për shkeljen e të drejtave të komunitetit serb.

Barrikada të reja u ngritën më 27 dhjetor, pak orë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç e vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë [7]. Të shtënat dhe bllokimet e fundit në rrugë i bënë vendet të besojnë se një konflikt i dhunshëm mund të ndizet së shpejti: në Konventën Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, kryeministrja Ana Brnabiç tha [8] se tensionet ishin “në prag të konfliktit të armatosur”.

Teksa ishte bërë përparim domethënës kur bëhet fjalë për sigurinë e gazetarëve në Kosovë, falë punës së partnerëve të Platformës [9] së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve, sfera mediatike është e rrezikuar nga sulmet e fundit fizike dhe implikimi i tyre në lirinë e shtypit në vend dhe raportimin e zhvillimeve në pjesën veriore të tij.

Gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami u vu në shënjestër [10] të eksplozivëve piroteknikë teksa po raportonte për programin Shqipëria Live mbi barrikadat e reja më 27 dhjetor, në sulmin e gjashtë kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias në veri të Kosovës. Pesë sulme të tjera u raportuan në fillim të muajit.

Një ekip i Kallxo.com u sulmua [11] afër shkollës teknike të Mitrovicës më 9 dhjetor dhe një ekip i stacionit televiziv RTV Dukagjini u sulmua [12] me eksploziv të nesërmen; Më 19 dhjetor, një ekip prej dy anëtarësh i Klan Kosovës po raportonte pranë barrikadave në Zubin Potok kur persona të maskuar i gjuajtën me gurë [13]. Një ekip i TeVe1 u gjend nën një sulm shpërthyes [14] në Mitrovicë më 20 dhjetor dhe më 26 dhjetor, një ekip tjetër nga Klan Kosova u godit me gurë gjithashtu, derisa u thyen [15] xhamat e veturës. Shoferi Elsad Sinani ka qenë i pranishëm të dyja herët.

“Ne jemi të lehtësuar kur dëgjojmë se tensioni është ulur pasi serbët filluan të çmontojnë postblloqet në veri të Kosovës më 29 dhjetor, por përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë në mënyrë që gazetarët të mund të operojnë të sigurt në rajon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së Ricardo Gutiérrez. “Tani duhet të bëjmë përparim në dialogun e nevojshëm për të garantuar sigurinë e gazetarëve, por edhe për të bërë më në fund përparim në rastet e shumta të mosndëshkimit [16] për vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve në rajon.”

Sekretari i Përgjithshëm i IFJ Anthony Bellanger i tha EFJ:

“Sulmet kundër gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilat në fund të fundit po cenojnë lirinë e shtypit, janë të papranueshme. IFJ mirëpret përparimin që është bërë për të ulur tensionet dhe kujton se shumë raste [17] të gazetarëve të zhdukur dhe të vrarë janë ende të pandëshkuara në rajon. Kjo është arsyeja pse miratimi i një Konvente të OKB-së [18] për sigurinë dhe pavarësinë e gazetarëve është shumë i nevojshëm.”