- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Dhuna policore po shtohet në Greqi, por qeveria nuk shqetësohet

Kategoritë: Europa Perëndimore, Greqia, Ligji, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Të drejtat e njeriut

Dimitris Indares pas arrestimit të dhunshëm nga policia e Athinës. Foto që qarkullon në internet.

Që kur Greqia zgjodhi një qeveri të re, të udhëhequr nga partia Demokracia e Re [1], në qershor 2019, rastet e dhunës policore kanë mbizotëruar debatin publik. Një nga incidentet e fundit përfshin një bastisje të policisë të 18 dhjetorit në Athinë, gjatë së cilës një regjisor i njohur filmash u rrah, u plagos dhe u arrestua se refuzoi zbatimin e urdhrave të policisë.

Në nëntor, ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve [2] Michalis Chrysochoidis, i cili është në krye të forcave të zbatimit të ligjit, lëshoi një ultimatum [3]: ata që jetojnë ilegalisht e që pushtojnë ndërtesa publike dhe private duhet të evakuohen brenda dy javësh. Jetesa vend e pa vend, një fenomen që prek kryesisht qytetet më të mëdha të Greqisë, paraqitet nga qeveria aktuale si një manifestim i ideologjisë anarkiste [4] që supozohet se mbështet terroristët dhe migrantët.

Pas njoftimit të ministrit, u zhvilluan disa operacione policore, kryesisht në kryeqytet, për të evakuuar ndërtesat. Më 18 dhjetor në 7 të mëngjesit, objektivi ishin tre ndërtesa të okupuara në Koukaki [5], një zonë prestigjiozw në Athinën qendrore, ku policia arrestoi nëntë persona. Një banor i një shtëpie aty pranë tha [6] se ajo iu nënshtrua dhunës dhe kërcënimeve, ndërsa oficerët e policisë hynë në shtëpi, duke rrahur dhe arrestuar burrin dhe djalin e saj:

Ήρθαν τα ΜΑΤ και ζήτησαν να περάσουν από το σπίτι για να μπουν στο διπλανό. Ζητήσαμε χαρτί Εισαγγελέα για να περάσουν. Κάποια στιγμή ακούσαμε βήματα στη δική μας ταράτσα και πήγαν ο άντρας μου και τα παιδιά μου να δουν τι γίνεται. Ζήτησαν χαρτί Εισαγγελέα και σε απάντηση τους έβαλαν κάτω, τους έδεσαν τα χέρια και τους πλάκωσαν στο ξύλο. Πήγα να δω τι γίνεται και με απείλησαν και μου είπαν: Φύγε γιατί θα σε πετάξουμε από τη σκάλα.

[…] Είδα άνθρωπο των ΜΑΤ να έχει πατήσει το κεφάλι του γιου μου στο πάτωμα της ταράτσας. Ζητήσαμε Εισαγγελέα. Τους ξυλοκόπησαν και τους πήγαν στην ΓΑΔΑ. […]

Policia erdhi dhe kërkoi të hynte në shtëpi për të shkuar në atë ngjitur. Ne kërkuam një urdhër të prokurorit. Në një moment, kemi dëgjuar hapat në çatinë tonë dhe burri im dhe fëmijët e mi shkuan për të parë se çfarë po ndodhte. Ata kërkuan urdhër dhe në përgjigje [policia] i rrëzoi, i lidhi duart dhe i rrahu ashpër. Unë shkova të shikoja se çfarë po ndodhte dhe ata më kërcënuan duke më thënë: largohu, sepse përndryshe do të të hedhim nga shkallët.[…] pashë një anëtar të MAT [7] [njësia e policisë për trazirat në Greqi] duke përplasur kokën e djalit tim në dyshemenë e tarracës. Ne kërkuam një urdhër të prokurorit. Ata u rrahën dhe u dërguan në shtabin e policisë. […]

Siç rezultoi, burri i rezidentes është regjisori i famshëm i filmave, Dimitris Indares [8], i njohur më së miri për filmin e tij të vitit 1995 “Like A Prairie Cock in Wyoming” [9].

Policia dhe ministrat mohojnë se vepruan gabim

Sipas versionit të ngjarjeve [10] të autoriteteve – besueshmëria e të cilave është sfiduar disa herë – Indares dhe djali i tij “po reagonin ndaj operacionit policor”. Në një deklaratë [11], ministri Chrysochoidis mbrojti veprimet e policisë, duke pohuar se gjatë bllokimit, oficerët “nuk ushtruan dhunë tjetër përveç asaj që ishte e nevojshme”, “pësuan dhunë joproporcionale” dhe “ishin në rrezik”.

Sidoqoftë, një foto, e shpërndarë fillimisht në Twitter nga fotografi Nikos Christophakis, përshkruan dikë (me gjasë një grua) të ulur në tarracën e një ndërtese të bastisur, të lidhur dhe të zbathur, me kokë të mbuluar me një kapuç të zi. Fotografia u bë virale në platformat e mediave sociale, edhe pse postimi origjinal [12] është hequr.

Foto e një personi të shtrirë në tokë, i lidhur e me kokën e mbuluar. Foto që qarkullon në internet, e përdorur nga e përditshmja Avgi. [13]

Ndërkohë, kanali televiziv privat, Open TV, transmetoi një klip audio [14] nga arrestimi i Indares, i regjistruar nga fqinjët. Në përpjekje për të diskredituar dëshminë e familjes dhe pamjet audiovizuale, policia rishikoi [15] deklaratën fillestare, duke thënë se dy djemtë e familjes ishin anëtarë të skuadrës dhe u përpoqën të hidheshin në një tarracë ngjitur. Zëdhënësi i policisë akuzoi gjithashtu Indares se po përpiqej të merrte armën e një oficeri:

Οι εικόνες που κυκλοφορούν στο διαδίκτυο είναι παραπλανητικές. Δεν υπάρχουν κουκούλες, ούτε γυναικεία παρουσία, ούτε αναιτιολόγητη βία. Οι τρεις άνδρες έχουν συλληφθεί και προσήχθησαν στην Ασφάλεια Αττικής.

Fotografitë që qarkullojnë në internet janë mashtrim. Nuk ka kapuçë, as prezencë femre, as dhunë të paarsyeshme. Të tre burrat janë arrestuar dhe dërguar në Sigurinë e Brendshme.

Në një intervistë televizive, ministri i Zhvillimit Adonis Georgiades pyeti [16] pse familja nuk pranoi të bashkëpunonte gjatë evakuimit: “Personat e arrestuar po ndihmonin disi skuadra; kjo është arsyeja pse ata nuk lejuan që policia të hynte në shtëpinë e tyre”.

Sipas nenit 9 të kushtetutës greke [17], “shtëpia e secilit person është një vend i shenjtë” dhe “shkelësit do të dënohen për shkeljen e qëndrimit në shtëpi dhe për shpërdorim të detyrës”.

Opozita dhe komuniteti artistik mbështesin Indares

Duke u ndalur kundër versionit të autoriteteve, anëtarët e opozitës politike dhe komuniteti artistik kanë mbrojtur Indares dhe djemtë e tij. Duke përmendur raportet mjekësore nga spitalet publike [18], Giannis Ragkousis, kreu i Divizionit të Mbrojtjes së Qytetarëve të partisë opozitare SYRIZA [19], u ankua [20] se oficerët e policisë qëlluan të paktën një grua në distancë të afërt me një plumb gome.

Policia pretendoi [21] se kishte përdorur jo plumba plastikë, por gome në madhësinë e topave të ping-pongut.

Në mediat sociale, artistët grekë shprehen zemërim për arrestimin e Indares dhe versionin policor të ngjarjeve. Akademia Greke e Filmit riafirmoi [22] mbështetjen e saj për Indares dhe familjen e tij, ndërsa një tjetër regjisor i mirënjohur, Pantelis Voulgaris, tha [23] gjatë një transmetimi radiofonik se arrestimi i Indares ishte “i pakonceptueshëm”.

Me një përzierje të zemërimit me ironinë, përdoruesit e internetit shprehën [24] mbështetjen e tyre:

Μπουκάρουν τα ΜΑΤ στο σπίτι σου, όχι γιατί συμβαίνει κάτι στο σπίτι σου, αλλά γιατί θέλουν να μπουν στο διπλανό κτήριο. Ζητάς εισαγγελέα (όπως προβλέπει ο νόμος). Η απάντηση είναι ξύλο, δέσιμο χειροπόδαρα και απειλές.
Μπράβο στον υπουργό Μιχάλη. Από overdose κανονικότητας θα πάμε σ’ αυτή τη χώρα.

MAT sulmon shtëpinë tuaj, jo sepse diçka po ndodh brenda, por sepse ata duan të shkojnë tek ndërtesa fqinje. Ju kërkoni praninë e një prokurori (siç kërkohet me ligj). Përgjigjja është rrahja, lidhja e duarve dhe këmbëve dhe kërcënimet. Shumë mirë, ministri Michalis. Do të vdesim nga një mbidozë e ‘normalitetit’ në këtë vend.

Përdoruesja e Facebook Anna Zabel komentoi [25] rreth nga argumentat për të justifikuar dhunën/vrasjet nga policia në vite:

2008: Τι δουλειά είχε στα Εξάρχεια;
2013: Τι δουλειά είχε να τσακώνεται για τη μπάλα;
2018: Τι δουλειά είχε μέσα στο μαγαζί του άλλου;
2019: Τι δουλειά έχετε μέσα στα σπίτια σας;

2008: Si erdhi ai në Exarchia? [Studenti i ri Alexis Grigoropoulos i vrarë nga policia në Exarchia]
2013: Si ai debatonte për futbollin? [Muzikanti antifashist Pavlos Fyssas i vrarë nga Agimi i Artë neonazist, fillimisht u raportua si një argument futbolli]
2018: Si ai ishte brenda dyqanit të një personi tjetër? [Aktivisti LGBTQI Zak Kostopoulos u linçua jashtë një dyqani argjendarie, fillimisht i raportuar si një vjedhje në tentativë]
2019: Si jeni brenda shtëpive tona?

Ndjenjat kundër personave që jetojnë vend e pa vend në mediat sociale

Megjithatë, jo të gjithë mbështesin Indares ose aktin e tij të solidaritetit me ata që jetojnë vend e pa vend. Disa qytetarë mbështesin veprimet e policisë dhe e portretizojnë regjisorin si anarkist, me disa postime në Twitter që marrin një ton racist:

Si është e mundur që familja e z. Indares (dhe a është ky një emër grek?) ishte brenda shtëpisë së tyre, të gjithë, kaq herët? A nuk kanë për të shkuar në punë? Disa personave si ata u mungojnë paratë e asistencës që Kyriakos [Mitsotakis, kryeministri grek] i ndërpreu dhe tani ata qajnë.

Παράσιτα της κοινωνίας … ανάξιοι λόγου … βδελυρά υποκείμενα που κειμενονται μεταξύ μαρξισμού και ωφελιμισμού.
– Ioannis Chassiotis, Facebook [29]

Parazitët e shoqërisë … të padenjë për tu përmendur … ekzemplarë të shëmtuar të shtrirë midis Marksizmit dhe utilitarizmit.

Disa nga sulmet kundër Indares janë mbështetur [30] nga anëtarët e partisë në pushtet, si ministri i Demokracisë së Re Giannis Loverdos:

Αφού δεν μπόρεσε να διακριθεί ως πετυχημένος σκηνοθέτης στην μυθοπλασία του κινηματογράφου, ελπίζει σε νέα καριέρα μετατρέποντας την πραγματικότητα σε μύθο, προς τέρψιν των ιδεοληπτικών συντρόφων του της αριστεράς!

Pasi nuk arriti të ketë sukses si regjisor në fiction, ai aspiron një karrierë të re duke e kthyer realitetin në fiction, për kënaqësinë e shokëve të tij të majtë!

Përdoruesi i Facebook Chris Toutouzas theksoi [31] se këto janë ironike, duke patur parasysh që Indares njihet për pikëpamjet e djathtiste:

[…] απλά να αναφέρουμε πως είναι γνωστό τοις πάσι, πως ο συγκεκριμένος σκηνοθέτης είναι ένας πολύ ήρεμος και πράος άνθρωπος, δεξιών πεποιθήσεων, που κάνει πολύ καλά τη δουλειά του. […] Στον Δημήτρη Ινδαρέ, έχει συμπαρασταθεί μέχρι τώρα, ΟΛΟΣ ο αναρχικός και αριστερός κόσμος της χώρας, όχι γιατί περιμένει κάτι […]

ΟΛΟΙ οι άνθρωποι της […] “Δικής του τάξης” ΔΥΟ μέρες τώρα τον αποκαλούν κάθαρμα, άπλυτο, καθίκι, καταληψία και ρωτάνε τι έκανε 6 το πρωί αυτός και η οικογένειά του, ΜΕΣΑ ΣΤΟ ΣΠΙΤΙ ΤΟΥΣ! […]

[…] vetëm për të përmendur që dihet mirë se ky regjisor është një person i krahut të djathtë, shumë i qetë, i cili e bën punën e tij shumë mirë. […] GJITHË anarkistët dhe të majtët e vendit deri më tani kanë shprehur mbështetjen e tyre për të, jo sepse ata presin diçka në këmbim […] GJITHË njerëzit e […] ‘klasit të tij’ prej 2 ditësh janë duke e quajtur atë një zhurmë, një djalë i pis, një mbetje. Dhe duke e pyetur se si ai dhe familja e tij ishin BRENDA shtëpisë së TYRE në orën 6 të mëngjesit! […]

Megjithë debatin e ndezur kombëtar, duket se qeveria nuk shqetësohet nga dhuna e policisë. Pas incidentit të 18 dhjetorit, Al Jazeera publikoi [32] një raport të gjerë [33] që tregon se tendenca vazhdon të rritet.