Djegia e kashtës dhe ndotja e lumenjve mbysin kryeqytetin e Indisë

Gratë futen në ujërat e lumit Yamuna të mbuluar me shkumë, ndërsa në ajër ka smog. Foto nga Instagrami i Nabina Chakraborty. Përdoret me leje

Delhi, kryeqyteti i Indisë, përballet me nivele të larta ndotjeje të ajrit çdo vit, gjë që vë në rrezik shëndetin e banorëve si brenda qytetit ashtu edhe në zonat përreth. Në javën e parë të nëntorit 2019, smogu doli jashtë kontrollit, ndërkohë që banorët duhet të përballen me shkumën toksike që mbulon lumin tashmë të ndotur keq Yamuna.

Cilësia vdekjeprurëse e ajrit

Në javën e parë të nëntorit, ndotja në Delhi arriti nivele të rrezikshme pasi nivelet e Indeksit të Cilësisë së Ajrit afroheshin 400 dhe disa herë 999. Ajri i ndotur solli probleme me vizibilitetin e ulët dhe probleme me frymëmarrjen. Thithja e ajrit të tillë toksik i bëri banorët e Rajonit Kombëtar të Kryeqytetit (NCR) të prekshëm për çështjet serioze shëndetësore.

Në orën 11 të mëngjesit sensorët në të gjithë NCR dhe Haryana po rriten në 999. Qëndroni brenda. Përdorni një maskë ose uluni pranë një pastruesi ajri nëse jeni me fat që keni një të tillë. Lutuni për ata që janë të pastrehë.

Në përgjigjen e menjëhershme ndaj krizës së rëndë të ndotjes, qeveria e Delhit nxiti çdo banor në NCR dhe zonat përreth që të mbajnë maska në çdo kohë. Për ta lehtësuar këtë, qeveria mori masa që 5 milion maska t'u shpërndaheshin banorëve.

Shkollat dhe zyrat u mbyllën gjithashtu deri më 6 nëntor 2019, si masë paraprake. Aeroporti ishte pothuajse jo funksional pasi shumica e fluturimeve u devijuan nga Delhi për shkak të vizibilitetit të ulët nga smogu.

Qeveria lokale e Delhit është përpjekur në vitet e kaluara të vendosë rregulla për banorët e Rajonit Kombëtar të Kryeqytetit (NCR) por asgjë nuk duket se ka pasur një efekt të qëndrueshëm.

Përkundër këtyre rrethanave të rënda mjedisore, shumë kritikuan një vendim të Bordit të Kontrollit Për Kriketin në Indi (BCCI) për të organizuar një ndeshje ndërkombëtare në Delhi më 3 nëntor 2019.

Kjo është përtej absurdit. Indeksi i Cilësisë së Ajrit është jashtë kontrollit. BCCI si mund të jesh kaq injorant?

Fajësohen fqinjët

Qeveria e Delhit fajësoi shtetet fqinje – dukshëm shtetet e Punjab, Haryana dhe Uttar Pradesh. Sipas zyrtarëve, arsyeja për cilësinë e rrezikshme të ajrit është djegia pa mbikëqyrje e kashtës në fushat e shteteve fqinje.

Delhi nuk është shaka për momentin. Emergjenca e shëndetit publik është deklaruar këtu pasi mjegulla e trashë vazhdon mbi kryeqyteti këtë javë. Thuhet se kjo po ndodh për shkak të tymit toksik nga mbeturinat e fermave që digjen në shtetet fqinje

Gjykata Supreme mori një vendim për të arbitruar situatën që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Gjykata fajësoi shtetet fqinje Punjab, Haryana dhe Uttar Pradesh si përgjegjës për këtë. Djegia e kashtës nga fermerët ndot ajrin çdo vit; megjithatë, 2019 ka tejkaluar të gjitha rekordet e mëparshme.

Gjykata Supreme akuzon autoritetet

Vendimi i Gjykatës së Supreme i fajësoi qeveritë e shtetit Punjab dhe Haryana për mos kufizimin e duhur të djegies së kashtës, si dhe për tolerimin ndaj fermerëve që ishin kapur duke djegur. Ata gjithashtu shtuan se qeveritë lokale ishin përgjegjëse për gjetjen e fondeve për fermerët për makina për të menaxhuar mbetjet.

Njerëzit në internet nisën me meme dhe komente sarkastike lidhur me situatën në Delhi. Disa ndoqën hashtag-un “#letusbreathe” duke thënë se ata meritojnë cilësi më të mirë të ajrit.

Dhurata e vetme që dua për Diwali është ajri dhe oksigjeni i pastër

Banorët e Delhit duke shkuar në punë

E vërtetë

Shumë persona të famshëm ndanë foto me maska në Delhi.

Lumi i ndotur Yamuna

Pas Diwali-t, festivali i Chhath Puja festohet kryesisht në pjesën veriore të Indisë. Ky festival nderon Perëndinë e Diellit dhe kërkon bekimet e tij pasi dimri vjen së shpejti. Ritualet përfshin mes të tjerash një zhytje në ujin e shenjtë gjatë lindjes së diellit në ditën e katërt të festivalit. Me rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit, ujërat e Yamuna-s, një lumë që rrjedh në rajonin verior të Indisë, u mbulua me shkumë. Njerëzit gjithsesi u zhytën, duke e rrezikuar shëndetin e tyre.

Mirësevini në 2109 … err … 2019. Në atë që mund të jetë një pararendës për një të ardhme distopiane, Yamuna është e mbuluar me shkumë toksike! Pra, ajri i ndotur, uji i ndotur! Ndotja në Delhi: Të devotshmit qëndrojnë në shkumë toksike në Yamuna të Delhi për Chhath Puja 2019

Çfarë është më e lehtë sesa pa ndotje? Pollutionfie

Pas disa shirave, ajri pritet të përmirësohet; megjithatë, smogu i vitit 2019 mund të jetë një tendencë mjedisore e rrezikshme, e në rritje për banorët e Delhit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.